Ka përfunduar seanca për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia në Gjykatën Penale të Tiranës. Nga salla e gjyqit Hazhia ka kërkuar përpalljen me ish-kryeministrin Sali Berisha, si dhe ka kërkuar hapjen e dosjes “Hajdari”.
“Nuk kam dashur t’i shmangem drejtësisë. Disa i vranë ndërsa mua akoma jo”, ka thënë Haxhiaj.
Izet Haxhinë, është i dënuar me 25 vite burim në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit.
Haxhia pas ekstradimit nga Turqia ka kërkuar rigjykim për këtë çështje, pasi pretendon se nuk ka qenë ai që ka bërë këtë vrasje.
Kjo seancë ka shërbyer për tu ballafaquar palët, Prokuroi dhe mbrojta dhe gjykata do të vendos nëse do marrë për bazë ankimin e Haxhisë dhe rivendosjen në afat të çështjes.
Avokati i Haxhisë në këtë seancë ka paraqitur një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk është përmendur asnjëherë.
Haxhia tregon edhe arsyen se përse nuk ka ardhur më herët në Shqipëri.
“Nuk kam ardhur gjatë këtyre viteve sepse më rrezikohej jeta”, thotë ai.
Seanca që do të vendosë për kërkesën e Izet Haxhisë do të zhvillohet më 14 qershor.
Foto/Izet Haxhia del në gjyq, ç’do vendoset për dosjen “Hajdari”
Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, në orën 12:30, ka dalë në gjyq Izet Haxhia. Ai është shfaqur i qeshur, i veshur me xhakete dhe këmishe të bardhë dhe nuk ka ngurruar që të përshëndesë me dore dikë që ka qenë brenda në sallën e gjyqit.
Gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, do të shqyrtojë kërkesën për rivendosje në afat të ankimimit për çështjen e Izet Haxhias. Pak javë më parë, avokati i ish-truprojës së Berishës, Bashkim Nikolla pati dorëzuar një kërkesë për rivendosje në afat të ankimit për vendimin që e dënoi me 25 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo ishte edhe lëvizja e parë e Izet Haxhias, që pas ekstradimit nga Turqia.