Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Koncerti i Ermal Metës në Tiranë, ‘shpërthen’ pedagogu: Popull dele, idiot dhe derdimen

8 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha
Koncerti i Ermal Metës në Tiranë, ‘shpërthen’ pedagogu: Popull dele, idiot dhe derdimen

Ergys Mërtiri,  sociolog dhe gazetar, është revoltuar me qytetarët që kanë marrë pjesë në koncertin e Ermal Metës.

Në një shkrim të tijin në Facebook, Mërtiti Shkruan se të gjitha ata që shkuan në koncertin e Metës, ishin dele dhe bagëti.Postimi i plotë

Prania e madhe e njerëzve në koncertin e djeshëm të Ermal Metës është një lajm i keq që vetëm na tregon sesa derdimen ka mbetur ky popull. Si mund të shkosh në një koncert të organizuar nga politika, për qëllime qartësisht dhe paturpësisht propagandistike, kur kjo politikë po ta nxin dhe vështirëson jetën çdo ditë, duke të varfëruar, përçudnuar, tallur e shpërfillur?

Si mund të marrësh pjesë në ahengjet e një qeverisjeje që po e kthen gjithë kombin në emigrant potencial, duke mos mbetur më njeri me dëshirën të jetojë në atdheun e vet?

Si mund të shkosh të zhgërryesh në cirkun e pushtetit, kur ai po ta bën jetën cirk me problemet që hap, ndërsa pushtëron me banda kriminelësh e trafikantësh, në mënyrën më të degjeneruar, të paparë ndonjëherë?

Si mund të shkosh e të englendisesh në koncertet e shndërruara në fushatë elektorale nga një kryetar bashkie që po shkatërron me beton çdo resurs e çdo hapësirë të këtij qyteti duke ua vënë ato në shërbim oligarkëve, ndërsa po shtrydh me taksa, gjobëvënie, e mungesë shërbimesh çdo bulzë djerse të njerëzve që nuk merren me pisllëqe?

Po të jetë për dashurinë për artin, ky popull ka dhënë prova që nuk ia ndjen.

Në këtë vend kanë ardhur Witesnake, Deep Purple, apo qoftë edhe Zucchero, nëse muzika italiane është më pranë shijeve të këtij publiku, dhe as ia ka ndjerë kujt.

Edhe argumenti se njerëzit kishin dalë për të mbështetur Ermalin për suksesin e tij, nuk qendron, për sa kohë as 200 vetë nuk dolën kur Eda Zari dhe Elina Duni, muzikante shumë herë më të mira dhe të suksesshme se Ermal Meta, mbajtën koncert në Tiranë, madje edhe me një mision dhe mesazh të rëndësishëm në dobi të të gjithëve: Mos ma prek Valbonën!

Pjesëmarrja në koncertin e Ermal Metës, përtej vlerësimit për të tij si artist, tregon vetëm sesa dele jemi.

Jemi viktima të mjera të marketingut e propagandës, qenie me një paaftësi të thellë për të menduar dhe gjykuar mbi atë që bëjmë. Jemi veç një turmë e bindur dhe nënshtruar që tërhiqemi prej hunde dhe shkojmë nga të na dërgojnë ata që na shkelin me këmbë.

Turremi si bagëti drejt këmborës që tundin reklamat pa ditur për ku dhe pse, ndërsa zgjedhim për barinj, pikërisht kasapët.

Bukë dhe cirk, ishte formula e vjeter romake për ta mbajtur popullin në hutim e nënshtrim. Jo vetëm që këta 2 mijë vjet nuk na kanë shërbyer për ta kuptuar sesi na e fusin, por përkundrazi, jemi idiotizuar më keq. Këta na kanë hequr edhe bukën dhe na gënjejnë vetëm me cirk.

Bravo iu qoftë

Tags: delederdimenErmal MetësIdiotkoncertipedagogupopullshperthentirane

TË LIDHURA

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar
Politikë

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

20:25 | 13/03/2026
Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital
Aktualitet

Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital

20:12 | 13/03/2026
Lezhë: Qytetarët ndezin qirinj për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj
Aktualitet

Lezhë: Qytetarët ndezin qirinj për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

20:05 | 13/03/2026
Next Post
Ç’po ndodh në kufi me Malin e Zi? Shqipëria, rruga e re e…

Ç’po ndodh në kufi me Malin e Zi? Shqipëria, rruga e re e...

Grabitja e prokurorisë së Durrësit/Berisha nxjerr dosjet e bujshme!  

Plasi puna! Berisha tall keq Ramën dhe nxjerr shifrat

Abuzojnë me emrin e “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari denoncon publikisht rastet

Abuzojnë me emrin e “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari denoncon publikisht rastet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar
Politikë

Berisha: Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar

by mirseda
20:25 | 13/03/2026
0

Në një takim të zhvilluar këtë të premte pasdite me departamentin e energjisë, ekspertë dhe demokratë, kryetari...

Zyrtari iranian përgjigjet Hegseth: “Janë fshehur si minjtë, udhëheqësit në ishullin e Epsteinit”

Zyrtari iranian përgjigjet Hegseth: “Janë fshehur si minjtë, udhëheqësit në ishullin e Epsteinit”

20:15 | 13/03/2026
Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital

Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital

20:12 | 13/03/2026
Poloni–Shqipëri: Hapet shorti për biletat e tifozëve shqiptarë

Poloni–Shqipëri: Hapet shorti për biletat e tifozëve shqiptarë

20:07 | 13/03/2026
Lezhë: Qytetarët ndezin qirinj për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

Lezhë: Qytetarët ndezin qirinj për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

20:05 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com