Profesori shqiptar në SHBA, Shenasi Rama deklaroi se dosjet për të akuzuar ministrin e Brendshëm opozitës ia jep kryeministri Edi Rama.
Në një lidhje me Skype për emisionin “Arena” në Ora News, Rama deklaron se opozita është duke bërë lojën e kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu, profesori theksoi se Fatmir Xhafaj është enveristi i fundit në qeveri.
“Unë besoj që opozita është duke bërë lojën e Ramës. Ajo nuk është një opozitë e vërtetë. Opozita po lufton kundër ministër të Brendshëm. Si mund të luftosh kundër ministrit të Brendshëm që është refuzuar dy herë për të qenë ministër, është vënë në ministër vetëm për t’i sulmuar dhe dosjet ia jep kryeministrit kryetarit të opozitës. Kjo është një lojë e përbashkët të strukturave të parisë për të tërhequr vëmendjen. Enveristi i fundit në qeveri është Fatmir Xhafaj,” deklaroi Shenasi Rama.