Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gjermania trondit Ramën; I tregon ç’duhet të bëjë. Ndryshe s’ka BE!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Gjermania trondit Ramën; I tregon ç’duhet të bëjë. Ndryshe s’ka BE!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum (CDU), ka folur sërish mbi nisjen e bisedimeve të mundshme për integrimin e Shqipërisë në BE.

Gunther Krichbaum, një nga kundërshtarët më të flaktë të kryeministrit Rama ka theksuar se pavarësisht reformave të ndërmarra nga qeveria, ku ajo e sistemit të drejtësisë mbetet themelore, hapja e negociatave është ende larg.Në një intervistë për “Die Welt”, Gunther Krichbaum saktëson se kjo reformë duhet të realizohet sa më parë.

Sipas tij, kjo reformë duhet të vihet në zbatim sepse krimi i organizuar ka pushtuar vendin deri në qarqet më të larta të qeverisë, duke iu referuar rastit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe skandalit të vëllait të ministrit aktual të Brendshëm, i cili dëgjohet të drejtojë trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Për këtë arsye, Gunther Krichbaum thotë se është shumë herët për të hapur negociatat me Shqipërinë. Ndaj sipas tij, rruga është “zbatimi i plotë dhe sa më parë i reformës. Kjo vlen në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, i cili shpesh arrin deri në qarqet më të larta të qeverisë”, tha politikani i CDU-së.”

Shkrimi i Die Welt:

Gunther Krichbaum thekson se është marrë parasysh kërkesa e ministrit të Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth, për fillimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Në një intervistë për Die Welt, Krichbaum shpjegon se “Z. Roth është pjesë e ekzekutivit dhe  ai  është i detyruar të votojë në Bundestagun gjerman.”

Por, fjalën e fundit në këtë çështje do ta thotë Bundestagu dhe Qeveria Federale.

“Hapja e negociatave të pranimit në BE do të ishte një sinjal inkurajues për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni”, tha Roth për Die Welt.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor është “një provë për suksesin e qëndrueshëm të modelit evropian. Edhe pse rruga drejt pranimit në BE “është ende e gjatë dhe kushtet janë të qarta në çdo hap që do të hidhet”.

Më 28-29 Qershor, Këshilli i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të tregojë se cili do të jetë qëndrimi i tij dhe do të trajtojë propozimin e Komisionit Evropian ndaj Shqipërisë.  

Megjithatë, për Shqipërinë ka rezerva të mëdha duke nisur që nga imazhi negativ që ka vendi ynë në vendet e BE-së, por edhe skepticizmi i vendeve anëtare për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.

Zgjedhjet e majit 2019 për Parlamentin Evropian do të jenë një provë në këtë drejtim. Disa thonë se nuk janë aspak në favor të zgjerimit të BE-së. Por, të tjerët argumentojnë se “duhet t’i japim një perspektivë tjetër Shqipërisë dhe Maqedonisë”

Pikërisht ky qëndrim pasqyrohet edhe në qëndrimet e qeverive të ndryshme edhe pse ato nuk kanë dalë me një version zyrtar.

Kancelarja Angela Merkel (CDU) deri më tani nuk është shprehur hapur për çeljen e negociatave apo jo. Por, ka shumë mundësi që ajo të konsultohet me Parisin për të gjetur një konsensus të përbashkët.

Para pak kohësh kancelarja Angela Merkel refuzoi në mënyrë të qartë qëndrimin e Komisionit Evropian, sipas të cilit Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia mund të integrohen brenda vitit 2025.  “Nuk besoj të fiksojmë një vit të caktuar”, tha kancelarja.

Gjermania e di fare qartë se BE kërkon të rrisë zgjerimin e saj për shkak të Brexit dhe qeverisë së re populiste të Italisë.

Megjithatë, kujtimet e hidhura të integrimit të shpejtë dhe të sforcuar të Bullgarisë dhe Rumanisë e kanë stepur Bashkimin Evropian.

Rezultati i Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave mund të jetë një “po, por”, një model i zakonshëm ky i Brukselit.  

Krichbaum është pro hapjes së negociatave me Maqedoninë. Por, për Shqipërinë ai mendon se është ende herët.

“Për momentin, unë jam qartësisht kundër hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë”, tha për Die Ëelt Krichbaum.

Sipas tij, është ende shumë herët për të hapur negociatat, megjithëse Shqipëria ka ndërmarrë “reforma të shumta”, për shembull atë në sistemin e drejtësisë.

Sipas Gjermanisë, “ato duhet të zbatohen plotësisht dhe sa më parë”.  

“Kjo vlen në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, i cili shpesh arrin deri në qarqet më të larta të qeverisë”, tha politikani i CDU-së.

Krichbaum  u sulmua kohët e fundit nga mediat proqeverisë, pasi ai akuzoi kryeministrin Rama se këto media janë nën kontrollin e tij.

Ndërkohë që Rama ishte i ftuar në Komitetin Evropian të Bundestagut, Krichbaum e shprehu këtë shqetësim në prani të deputetëve gjermanë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: beGjermaniaNdrysheRamëntregontrondit

TË LIDHURA

Publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademaj
Aktualitet

Publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademaj

13:02 | 22/12/2025
Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit

12:52 | 22/12/2025
U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër
Aktualitet

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

12:47 | 22/12/2025
Next Post
Si vdiq 21-vjeçarja në Fier/Thirrja lebetitëse e gjyshit: O maskarenj, po më mbaron në duar!

Si vdiq 21-vjeçarja në Fier/Thirrja lebetitëse e gjyshit: O maskarenj, po më mbaron në duar!

Kim Jong-un nuk heq dorë, i nxjerr videon Trumpit!

Kim Jong-un nuk heq dorë, i nxjerr videon Trumpit!

Nga pronat te korrupsioni/ Dosjet që u vodhën nga zyra e prokurorit Shehu

Nga pronat te korrupsioni/ Dosjet që u vodhën nga zyra e prokurorit Shehu







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademaj
Aktualitet

Publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademaj

by mirseda
13:02 | 22/12/2025
0

Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka...

Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit

Mbahen homazhet për Ismet Bellovën, legjenda e mikrofonit sportiv përcillet për në banesën e fundit

12:52 | 22/12/2025
U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

U përfshi nga flakët, shkrumbohet një banesë gjatë natës në Dibër

12:47 | 22/12/2025
Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln dollarë!

Samir Mane mbetet në listën e Forbes, pasuria rritet me 100 mln dollarë!

12:26 | 22/12/2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale,

10:22 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com