Tashmë gjithçka është zyrtare dhe Napoli në sezonin e ri në pankinë do të ketë trajnerin Carlo Ancelotti. Maurizzio Sarri i ka dhënë fund aventurës së tij te Napoli, pas 3 sezonesh ku gjithsesi nuk arriti të fitojë titullin kampion.Zëvendësuesi i tij do të jetë një emër mjaft i njohur në Serie A, por edhe me një eksperiencë të gjatë në Champions League. Napolitanët do ta nisin sezonin e ri me objektiva të mëdha, për të ndaluar triumfin e Juventusit dhe të shpallen kampion, që ishin shumë pranë këtë vit dhe pse jo të ecin më gjatë në Europë.
Carletto ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me napolitanët, kundrejt një pagese prej rreth 6.5 milionë eurosh, lajm që është zyrtarizuar nëpërmjet një komunikate edhe nga klubi i Napolit. Në komunikatën zyrtare theksohet se Ancelotti do të nisë punën më 9 Korrik, kur edhe pritet të nisë përgatitja e Napolit për sezonin e ardhshëm, ku sërish titulli do të mbetet objektivi primar. Vetëm pak minuta më herët ishte De Laurentiis që nëpërmjet një postimi në Tëitter, falënderoi për herë të fundit Sarrin, duke pranuar se trajneri ishte larguar tashmë.