Samiti i Sofjes nuk ka lënë shije të mirë te kryeministri Rama. Veç ngritjes me një gazetare në një konferencë për shtyp në aeroportin e Rinasit, sapo kthyer nga kryeqyteti bullgar, me shenja të dukshme nervoziteti, edhe një intervistë e fundit e tij e ka shpërfaqur faktin se ai nuk është i kënaqur nga qasja e BE-së ndaj Shqipërisë. Sipas tij, ka një “hile” në këtë mes.
“Na thanë duhet të skanoni gjyqtarët dhe prokurorët dhe do merrni OK për negociatat. Ne e bëmë dhe sot akuzohemi se ka shumë kriminalitet dhe korrupsion. Po cila është rruga më e mirë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin se sa ndërtimi i një sistemi drejtësie nga e para?”, tha Rama gjatë një interviste të fundit për një media austriake.
Rama ka tentuar ta bindë sërish BE-në se Shqipëria e ka vështrimin kah saj, deri në pikën e të quajturit “fe”. E krahas kësaj, ka ofruar dhe një arsyetim.
“Ajo që ne kërkojmë është një recetë. Negociatat e anëtarësimit janë receta për një terapi të re që të trajtoje plagët dhe problemet e se shkuarës. Nëse BE çel negociatat, atëherë ajo ka më shumë mjete dhe mundësi presioni ndaj vendeve kandidate”, deklaroi kryeministri.
Burimi: Kurier.at