Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(VIDEO) Edi Rama ka dalë jashtë kontrollit, i ka ngecur në fyt Fatmir Xhafaj  

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
(VIDEO) Edi Rama ka dalë jashtë kontrollit, i ka ngecur në fyt Fatmir Xhafaj  

Akuzat e vjetra dhe të reja rreth vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mbi trafikun e drogës, kanë tronditur sërish qeverinë Rama. Për të mbyllur skandalin nuk mjaftoi as vetë-dorëzimi i Agron Xhafajt tek autoritetet italiane.

Me dëshminë e tij publike, Dëshmitari X, Albert Veliu trazoi më tej ujërat, dhe shtoi tensionin në radhët e mazhorancës një-ngjyrëshe, që mobilizoi të gjithë mediat dhe analistët pranë saj, për të diskretituar dhe zhvlerësuar dëshmitarin dhe bashkë me të kauzën e re të Partisë Demokratike.

Ditët e fundit, nëpër studiot televizive, analistë të “pavarur” kanë sharrë mbarë e prapë njëri-tjetrin me një fjalor vulgar, vetëm për të mbrojtur kauzën e PD-së apo ministrin Xhafaj.

Nervozizmi ka mbërthyer edhe kryeministrin Edi Rama, që sapo u kthyer duarbosh nga Sofia pas takimit me liderët e BE-së, e shtoi dozën e tij tipike të arrogancës ndaj gazetarëve në daljen e tij të djeshme për mediat, duke u destabilizuar mendërisht edhe nga pyetjet më legjitime dhe logjike.

Por përse gjithë kjo adrenalinë negative?

Pse gjithë ky mllef, kur bëhet fjalë për një përgjim të montuar, sikurse pretendohet me prepotencë nga mazhoranca.

A mos vallë e humbëm trenin e integrimit evropian vetëm javën e fundit? A mos vallë deri të hënën në mëngjes kishim shkëlqyer në të gjitha reformat që kërkon Brukseli, dhe mjaftoi vetëm një “shaka pa kripë” e Lulzim Bashës, ajo që na prishi festën? Sigurisht që jo.

Nëse përgjimi Veliu-Xhafaj rezulton i montuar, ajo që do të dëmtohet do jetë në radhë të parë PD, moralisht, dhe ndonjë zyrtar konkret edhe penalisht.

Por nëse është i vërtetë, Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve, nëse ka ende në radhët e veta ndonjë njeri të papërlyer, që mund të ushtrojë detyrën e ministrit të Brendshëm.

Por pavarësisht se kur sqarohet kjo çështje, apo ajo e Saimir Tahirit, kryeministri duhet të mos humbasë vazhdimisht toruan dhe të përqendrohet tek funksionet e veta kushtetuese të qeverisjes, dhe jo sundimit të këtij vendi.

Në të kundërt, shfaqja vend e pa vend e trazimeve shpirtërore të tij apo mbështetësve në sallonet mediatike, u lë vendin dyshimeve të mëdha.   

TIRANA TODAY

Tags: dalëedi ramafatmir xhafajfytjashtëkontrollitngecur

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Në Rusi themelohet parti e re, por lideri i saj është në burg

Në Rusi themelohet parti e re, por lideri i saj është në burg

Rama kërcënon bizneset: Do t’ju ul qepenin!

Rama: Zhytu Lulzim zhytu, unë po pres provat

Balla: Tahiri nuk i shpëton dot reformës në drejtësi. S’ka tolerim as nga Ruçi

Çështja Xhafaj/ Habit Balla: Në inskenim të përfshirë edhe gjyqtarë të korruptuar







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com