Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

20 kg drogë i Babales “hedh në erë” PD-në/Çfarë dinte ‘Dëshmitari X’ dhe nuk e denoncoi

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
U thirrën nga Prokuroria për të dëshmuar, zyrtarët e PD-së nuk shkojnë

Ka rreth 5 vite që Partia Demokratike e ka shndërruar në kalë beteje luftën kundër drogës e sidomos kundër kultivimit të bimëve narkotike si cannabis sativa. Drejtuesit e rinj dhe të vjetër të PD i harruan si me magji mëkatet e tyre të vjetra gjatë kohës që ishin në pushtet, që kulmonin me Lazaratin ose siç njihej rëndom me “Republikën e Hashashit”. Prej shumë kohësh akuzat e politikanëve të PD-së ndaj qeverisë socialiste për lejimin e kultivimit masiv të cannabaisit si dhe trafikimin e tij dhe drogërave të tjera të forta janë kthyer në rutinën e betejës politike si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Një strategji kjo që deri diku i kishte shërbyer opozitës për të vënë në vështirësi mazhorancën qeverisëse. Por çuditërisht PD-ja dje me publikimin e deklaratës së regjistruar të Dëshmitarit X, Albert Veliut, i ashtëquajturi Babale, ka rrëzuar brenda pas orëve imazhin e një fushate disavjeçare. Në deklaratën e regjistruar të Albert Veliut, ku ai sa sqaruar rrethanat e arsyet e bisedës së pretenduar midis tij dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Veliu ka pranuar publikisht se ka blerë 20 kilogramë hashash për t’i trafikuar.

Pavarësisht pretendimit nga Veliu që e kishte bërë këtë blerje për të provokuar vëllain e ministrit, fakti është se i ashtëquajturi Dëshmitari X ka blerë 20 kilogramë drogë dhe ka deklaruar se nëse nuk do të kishte pasur atë natë kohë të keqe do ta kishte trafikuar në Itali.

Pra ai ka blerë lëndë narkotike nga një person që nuk e tregon dhe e ka poseduar atë për një periudhë të gjatë kohe, sipas deklaratës së tij, dhe nuk dihet se ku e ka çuar atë. Duke pasur parasysh se sipas legjislacionit aktual në vendin tonë quhet shkelje ligji dhe dënohet me burg, posedimi edhe i një sasie prej disa gram cannabis, atëhere drejtuesit e Partisë Demokratike që e kanë pasur në dorë deklaratën e Albert Veliut kanë qenë në dijeni se ky person kishte shkelur ligjin duke trafikuar dhe poseduar drogë.

Po sipas legjislacionit në fuqi çdo qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë e ka detyrim ligjor që kur është në dijeni të një shkelje ligjore të bëjë denoncimin e saj, ndryshe përballet me akuzën për “moskallëzim krimi” dhe kjo një shkelje e rëndë penale që dënohet me burgim. Pra, drejtuesit e PD-së kanë shkelur ligjin duke moskallëzuar një person i cili posedonte jo pak por 20 kilogram drogë. Sasia e cannabisit prej 20 kilogramësh që ka deklaruar se kishte blerë Veliu shkon si vlerë në rreth 20-24 mijë euro, kur blihet me shumicë në vendin tonë dhe kur shitet në Itali në sasi të vogla mund të shkojë deri në 100 mijë euro.

Këtu tashmë nuk kemi të bëjmë më me një sasi të vogël, por me një trafik të pastër me sasi e shuma të mëdha të lëndëve narkotike. Përse drejtuesit e Partisë Demokratike nuk kanë bërë detyrën e tyre ligjore për të kallëzuar këtë shkelje të rëndë të ligjit? Nga padija? Jo! Dy prej personave që dolën publikisht për të bërë denoncimin e përgjimit Enkelejd Alibeaj e Gazmend Bardhi janë të dy ish-ministra Drejtësie dhe jurist në profesion dhe vetëm të paditur nuk mund t’i quash. Duket qartazi se kjo është një zgjedhje politike e PD-së. Një kthim pas i saj. “Lejimi i cannabisit në Lazarat ishte vendim politik”, deklarata e para disa viteve e Sali Berishës demonstron rrënjët e këtij mentaliteti. Për të bërë politikë, për të goditur politikisht kundërshtarin politik lejohet çdo gjë, qoftë kjo edhe shkelja e rëndë e ligjit.

Shkelja ligjore

Sipas legjislacionit në fuqi çdo qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë e ka detyrim ligjor që kur është në dijeni të një shkelje ligjore të bëjë denoncimin e saj, ndryshe përballet me akuzën për “moskallëzim krimi”. /Alpe News

Tags: 20 kgAlbert VeliubabaleDrogePDvlore

TË LIDHURA

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura
Aktualitet

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë
Kryesore

Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë

19:35 | 27/03/2026
30-vjeçari dëmton veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

30-vjeçari dëmton veten me thikë në gjendje të dehur, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

19:19 | 27/03/2026
Next Post
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 18 Maj

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 18 Maj

Shtypi nga vendi, 18 maj 2018

Shtypi nga vendi, 18 maj 2018

“Më mbyllën gojën, më çuan…”/ Dëshmia rrënqethëse e 13 vjeçares që tentuan ta përdhunonin

"Më mbyllën gojën, më çuan..."/ Dëshmia rrënqethëse e 13 vjeçares që tentuan ta përdhunonin







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!
Showbizz

Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!

by mirseda
20:30 | 27/03/2026
0

Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP 5”, Kristi Lamaj po nis një kapitull të ri...

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

20:20 | 27/03/2026
Kurti takohet me Macron në Paris, diskutohet siguria e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë

Kurti takohet me Macron në Paris, diskutohet siguria e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë

20:11 | 27/03/2026
Serbëve nuk u del e keqja, sulmojnë Shqipërinë për sfidën në Poloni: “Provokacija”

Serbëve nuk u del e keqja, sulmojnë Shqipërinë për sfidën në Poloni: “Provokacija”

19:58 | 27/03/2026
Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë

Karakaçi paralajmëron masa të reja dhe Akademinë e Energjisë

19:35 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com