Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thyer heshtjen dhe ka pranuar të flasë publikisht. Në një koferencë për median Xhafaj ka deklaruar se sharlatanët politikë nuk i meritojnë shpjegimet.
Që në nisje të fjalës së tij ai hodhi poshtë çdo akuzë që opozita prej ditësh ka lëshuar ndaj tij. Ai tha se shume kane folur keto dite ne emer te ligjit dhe moralit pas nje raporti nga autoritetet italiane per vellain e tij. Xhafaj tha se shume jane rrekur te tregojne ligjin dhe moralin.
“Sharlatanë politikë si meritojnë shpjegimet “, tha Xhafaj.
QENDRIMI I RAMES
Ndërkohë Rama përpara deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit bëri të ditur se pas hetimeve për audio-përgjimin e publikuar nga PD do të ketë pasoja, pasi dikush do përgjigjet me burg. Më herë me tone mjaft të ashpra ndaj opozitës, Rama tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk do të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht, pasi akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë.
“Në mbrojtje të pikërisht të drejtës tonë kushtetuese për të refuzuar një padrejtësi që Kushtetuta na e njeh mundësinë ta gjykojmë kur prokuroria vjen këtu në Parlament. Për ta mbyllur këtë pjesë nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve po jo t’i kërcasim dhëmbët organeve të drejtësisë kur secili prej ne vihet në akuzë prej tyre. Akuzat sot ndaj ministrit të Brendshëm nuk vijnë nga organi i drejtësisë, dhe nuk kanë lidhje me të drejtën si vlerë po as mund të neglizhohen si shumë e për lumë, akuza që na bëhen përditë dhe as mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës. Sepse tanimë në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret për të cilin dikush do të përgjigjet, jo me fjalë por me burg. Do ta shpjegoj pse. Ministri i Brendshëm nuk do të përgjigjet, as ligjërisht as moralisht”, tha Rama.