E ardhmja e Elseid Hysaj ka qenë një temë e nxehtë në javët e fundit, pasi ai është i lidhur me një transferim në Premier League, konkretisht tek Manchester United. Situata e tij është pak e sikletshme pasi do të jetë një klauzolë prej 50 milionë eurosh për një javë dhe nëse ndonjë ekip e paguan atëherë Napoli duhet të dorëzohet, për këtë arsye ata mund të rinovojnë.Por është agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi shuan përfundimisht zërat që e japin të ardhmen e mbrojtësit shqiptar larg Napolit në një intervistë për Radio Kiss Kiss që qëndron shumë pranë klubit të Napoli. Menaxheri i kuqeziut ka theksuar se me apo pa trajnerin Maurizio Sarri, Hysaj do të qëndrojë tek Napoli sepse presidenti De Laurentis do të ndërtojë një skuadër akoma edhe më shumë kompetitive se kjo aktuale për të fituar trofe në të ardhmen. Giuffredi shtoi se Elseidi është shumë i lumtur te Napoli dhe dëshiron të qëndrojë gjatë në San Paolo.