Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Samiti i Sofjes/BE: Ky shtet po hedh në erë integrimin e Ballkanit!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Samiti i Sofjes/BE: Ky shtet po hedh në erë integrimin e Ballkanit!

Nga Andrew Rettman & Eric Maurice, “Euobserver”/Krerët e Bashkimit Evropian, po përgatiten të artikulojnë sërish përbetimet e tyre mbi zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, gjatë samitit të së enjtes në Sofje. Por sipas Shqipërisë, një nga favoritët për t’u anëtarësuar në union, samiti do të zhvillohet në mesin e konkurrencës së rritur nga Rusia.

Brukseli

“Brukseli ripohon mbështetjen e tij të qartë ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”- planifikojnë të thonë liderët e BE-së në deklaratën e së enjtes, të shqyrtuar nga “EUobserver”.

“Duke u mbështetur tek progresi i arritur deri më tani, partnerët e Ballkanit Perëndimor e kanë ripërcaktuar si zgjedhjen e tyre strategjike perspektivën evropiane”- synojnë të theksojnë ata.

Samiti, do të jetë i pari i këtij lloji që kur BE-ja u zotua për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në Selanik të Greqisë 15 vjet më parë. Takimi i Sofjes, u organizua për të përshpejtuar pranimin e këtyre vendeve, pasi Komisioni Evropian, tha se Mali i Zi dhe Serbia, mund t’i bashkohen Unionit deri në vitin 2025.

Komisioni, ka vënë ndërkohë në garë Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke rekomanduar hapjen e negociatave me BE. 

Deklarata e Samitit të Sofjes

Deklarata prej 9 faqesh e Sofjes, merret kryesisht me çështjet e infrastrukturës, siç janë projektet e autostradave dhe aeroporteve, në vend të bërjes së deklaratave strategjike.

Ndërkohë deklarata nuk përmend aspak termat “anëtarësim” apo “zgjerimin” e BE-së, dhe nuk e përmend Rusinë, edhe pse krerët e BE-së planifikojnë të diskutojnë në takimin e së enjtes, atë që një diplomat evropian e quajti si “ndikim shkatërrues” të Rusisë.

“Ambicia ishte të shkonim përtej tij”- tha diplomati i BE-së, por gjëja kryesore ishte “të ketë një deklaratë që të mbështetet nga 28 krerët e BE-së, duke përfshirë edhe ata që janë të shqetësuar nga zgjerimi sikurse është Spanja, tha ai.

Samiti i Sofjes “tregon ende gatishmërinë e BE-së për t’u angazhuar sërish në rajon, pas një pushimi të gjatë”, tha diplomati.

Ndikimi i Rusisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë

Rusia, Arabia Saudite dhe Turqia, janë përpjekur të krijojnë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, pasi Brukseli kishte lënë atje “një boshllëk”, tha një diplomat tjetër i BE-së. “Shtetet anëtare të BE-së, e kuptojnë këtë problem më mirë se disa vjet më parë”- tha ai.

Por ndryshe nga Selaniku, nisma e BE do të duhet të përballet me presionin e Rusisë në një mjedis të ri gjeopolitik, sipas ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

“Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në rajon, dhe kërkon të sabotojë reformat e drejtuara nga BE”- tha ai në një intervistë për “EUobserver”.

Moskës “nuk i mungojnë mjetet” në drejtim të shfrytëzimit të problemeve rajonale, tha ai.

Bushati tha se Perëndimi duhet të shqetësohet për ndërhyrjen ruse tek vendet kandidate për në BE si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, dhe shtoi se Moska ishte e përgatitur të nxiste tensionet nacionaliste, në mënyrë që të pengonte përparimin.

“Nacionalizmi, është duke u ushqyer nga një palë e tretë, Rusia, interesi i të cilës mund të jetë destabiliteti i rajonit. Është një parim i rrezikshëm, që ata kërkojnë të shfrytëzojnë”- tha ai.

“Rusia ka bërë më shumë deklarata publike mbi ngjarjet në Maqedoni, sesa BE-ja dhe fqinjët më të afërt të Maqedonisë, të marrë së bashku. Ministria e Jashtme ruse, vëzhgon nga afër zhvillimet, dhe është gjithmonë e para që komenton”- tha ai duke iu referuar përplasjeve politike atje vitin e kaluar.

Firma ruse “Gazprom” po zgjerohet në Serbi për hir të “interesave gjeopolitike”, shtoi ai. Mali i Zi, i cili është anëtar i NATO-s, por që dikur ishte “një shesh lojërash për oligarkinë ruse”, është ende i prirur për “ndërhyrjen politike të Rusisë”, tha ai.

“Edhe në Shqipëri, një anëtare e NATO-s, ku mendonim se ishim të imunizuar ndaj ndërhyrjeve të Rusisë… ekziston një hetim mbi supozimet se kundërshtarët tanë politikë, kanë marrë mbështetje financiare nga rusët, në shkelje të legjislacionit tonë”- tha ministri Bushati.

Grushti i shtetit në Malin e Zi

Përveç lojërave politike, Rusia akuzohet gjithashtu se u përpoq të organizojë një grusht shteti në Malin e Zi në vitin 2016, në një operacion të projektuar, për të penguar atë t’i bashkohej NATO-s.

“Shumica e shteteve të BE-së, janë të bindura se Federata Ruse qëndronte pas grushtit të dështuar”- tha një diplomat tjetër evropian për “EUobserver”.

Mali i Zi nuk ishte më “objektivi kryesor” për Rusinë, shtoi më tej diplomati, por tha se “me siguri, Federata Ruse ka aftësinë për të ndërmarrë operacione të tjera në rajon”.

Diplomati foli për një Kremlin gjithnjë e më të guximshëm në përplasjen e tij me Perëndimin, duke përfshirë përpjekjen e Rusisë, për të vrarë një ish-spiun rus në Britaninë e Madhe, nëpërmjet një arme kimike.

Nëse do të kishte paqëndrueshmëri “serioze” në Ballkanin Perëndimor, kjo mund t’i “përçante shtetet anëtare të BE-së” se si duhet reaguar, tha diplomati i BE-së.

“Problemet në Ballkanin Perëndimor, i bëjnë vendet më pak tërheqëse për disa shtete anëtare, kur flasim për perspektivat e tyre për t’iu bashkuar BE-së”- shtoi ai.

NATO, BE, Ballkani dhe Rusia

Ministri shqiptar Bushati, tha se anëtarësimi i vendit në NATO-s, ndihmoi në mbrojtjen e aleatëve të vegjël nga truket e pista të Moskës.

“NATO është një burim informacioni strategjik i rëndësishëm, të cilin vendet tona të vogla nuk mund ta mbledhin dot vetë. Solidariteti dhe mbështetja që treguan aleatët ndaj sulmin kimik në Mbretërinë e Bashkuar, duke dëbuar spiunët dhe diplomatët rusë, dëshmoi vlerën e të qenit në bllokun perëndimor”- shtoi ai.

“Ky realitet i ri kërkon qartësi rreth orientimit të dikujt”- tha shefi i diplomacisë shqiptare duke iu referuar samitit të Sofjes. “Sa më shumë vende të Ballkanit Perëndimor që të futen në hapësirën euro-atlantike, aq më shumë stabilitet dhe paqe do të ketë për rajonin dhe Evropën në tërësi”- tha ministri shqiptar.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BallkanitbeEREhedhintegriminrusiasamitiSofjes

TË LIDHURA

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari
Aktualitet

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Next Post
Video/Do qeshni me lot, rrëshqet nga shkallët dhe bie në lum

Video/Do qeshni me lot, rrëshqet nga shkallët dhe bie në lum

Audio-përgjimi ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, Rama thyen heshtjen

Vendimi i Ramës për Xhafajn, PD: Do pendohesh, do t’ja dëgjosh krismën!

Video/Shkelma dhe grushte ndaj një personi, qytetarët bëjnë sehir

Video/Shkelma dhe grushte ndaj një personi, qytetarët bëjnë sehir







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…
Showbizz

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

by mirseda
21:52 | 20/04/2026
0

Pas largimit të bujshëm të Argjira Spancës nga “She’s On Top”, një epokë e re po nis...

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com