Eleni Foureira ose Entela Fureraj ka bërë bujë në Eurovizionin që po zhvillohet në Lisbonë por duke përfaqësuar Qipron dhe jo Greqinq apo Shqipërinë. Performanca e saj me këngën “Fuego” u vlerësua si një nga më të mirat e gjysmëfinales së parë duke ngritur peshë publikun e pranishëm në sallë, madje cilësohet si nga një nga favoritet për ta fituar Eurovisionin e këtij viti.Bukuroshja nga Fieri, Entela Fureraj ja arriti qëllimit për të marrë pjesë në Eurovision dhe për të lënë shenjën e saj në këtë eveniment madhështor. 31-vjeçaria bashkë me familjen e saj emigroi drejt Greqisë kur ishte shumë e vogël. Karrierën në muzikë e nisi në vitin 2007, por edhe pse tentoi për vite me radhë për të përfaqësuar Greqinë në Eurovision, racizmi i shtetit helen ndaj një shqiptareje të suksesshme bëri që ajo të mos e fitonte asnjëherë këtë të drejtë.Por në shkurt të 2018-ës Entela u përzgjodh për të përfaqësuar Qipron në këtë edicion dhe si për ironi të fatit bukuroshja nga Fieri ja doli të kualifikohej në finale ndryshe nga Greqia që nuk do të jetë pjesë e finales së kësaj të shtune pasi u eliminua në gjysmëfinale. Megjithatë pyetja që mund të ngrenë të gjithë është se çfarë lidhje ka Eleni Foureira ose më saktë Entela Fureraj me sportin.
31-vjeçarja që prej vitit 2016-të është në një lidhje me mbrojtësin spanjoll të Olympiacos Alberto Botia me të cilin po përjeton një histori shumë të bukur dashurie, edhe pse për çështje privatësie të dy e mbajnë të fshehtë lidhjen që zgjat prej 2 vitesh duke mos postuar asnjë foto sëbashku në rrjetet sociale.