“Një Qeveri që s’kërkon falje për krimet dhe gjenocidet e bëra ndaj Kosovës? Një Qeveri që në kushtetutë e ka Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë. Një Qeveri që duhet paguar dëmshpërblimet ndaj Kosovës dhe një Qeveri që me këmbëngulje s’lëshon pe ndaj enklavave serbe e për Mitrovicën e Veriut. Pra, një Qeveri që së bashku me Kishën Autoqefale Serbe thotë se Kosova është zemra e Serbisë. Pra a s’është turp ky veprim nga deputetët e Kosovës, po edhe gjysmë tradhti e nënçmim, që të shkohet nëpër konferencat politike e ekonomike serbe”, thotë njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi.
Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, Vjosa Osmani dhe Blerta Deliu-Kodra, këto ditë u është pamundësuar pjesëmarrja në një konferencë në Serbi. Këta deputetë një ditë më parë kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrës të konferencës në fjalë.
Njohësit e çështjeve politike, shprehen të shqetësuar në lidhje me atë se si zyrtarët e Kosovës shfaqen kaq të gatshëm për të shkuar në Serbi, përderisa kjo e fundit nuk ka kërkuar ende falje për krimet e luftës të bëra në Kosovë.
Sipas tyre, të tillët do të duhej të mos e shfaqnin atë vullnet të shkuarjes, duke e marrë parasysh se Serbia në vend që të përpiqet të përmirësojë gabimet nga e kaluara dhe tu kërkojnë falje shqiptarëve të Kosovës për krimet e luftës, vazhdon të merret me inatet e të kaluarës.
Nga ana tjetër, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët u lejuan të shkojnë në Serbi, kanë reaguar përmes postimeve të tyre në rrjetin social facebook, duke shkruar se “Serbia më në fund tregoi fytyrën e saj të vërtet”, por duke harruar njëkohësisht, që Serbia historikisht të njëjtën fytyrë e kishte çdo herë me shqiptarët.
Gjithë këtë “entuziazëm”, të deputetëve për të shkuar në Serbi, nuk e ka parë me sy të mirë, Halit Barani, nga Këshilli Rajonal për të Drejtat dhe Liritë e njeriut në Komunën e Mitrovicës.Barani: Deputetët është dashur të mos i përgjigjen ftesës
Barani thotë, se nuk ka dëgjuar asnjëherë asnjë deputet apo udhëheqës të Kosovës, duke treguar me shifra se çfarë bëri ushtria, policia, paraushtaraket dhe civilët e armatosur kriminel çetnik serbë mbi popullatën shqiptare.
“Këta “udhëheqës” shqiptarë kishte me qenë mire që të dalin haptas të deklarojnë se nuk janë përfaqësues të popullit dhe se si i kanë siguruar ata ato vota e dinë vet. Por e dinë edhe ata që ua kanë mundësuar të jenë udhëheqës e deputetë, nëpër mbledhje të Parlamentit nuk dëgjon asgjë përveç akuzave ndaj njeri tjetrit ti ke vjedh, ti je kriminel etj. asnjeri nuk e drejton gishtin kurrë drejt kriminelëve të vërtet pra Serbisë. Sa i përket takimit në Beograd këta farë deputetesh të askujt shqiptarë ishte dashur të mos i përgjigjen fare ftesës”, shprehet Barani për ”Bota sot”, duke thënë se ata ishte dashur të kërkojnë nga Serbia që para së gjithash ti arrestojnë të gjithë ata kriminelë që kanë kryer krime të papara mbi popullin civil shqiptare.
Po ashtu, sipas tij, deputetët e Kuvendit të Kosovës, është dashur të kërkojnë nga Serbia kërkimfalje dhe dëmshpërblim për gjithë krimet e luftës.
“Ata është dashur të kërkojnë falje publike, ta njohin sovranitetin e Kosovës, të dëmshpërblejnë të gjitha demet që ia kanë bërë Kosovës jo vetëm gjatë luftës se UÇK-se por dëmet që kane shkaktuar që nga vitet 1990 atëherë kur i kanë larguar të gjithë shqiptaret nga puna, i kanë helmuar nëpër shkolla mbi 7.000 nxënës e qytetare ku shumë prej nxënësve kanë mbetur me pasoja te renda shëndetësore”, thekson Barani
Tek pastaj, sipas Beranit, do të hapeshin rrugët për bisedime me Serbinë.
“Kur të ishin kryer të gjitha këto nga Serbia, atëherë ishte dashur të mendojnë udhëheqja shqiptare a me biseduar me Serbinë apo ende është herët. Këta deputet dhe udhëheqja e Kosovës nuk ka nevoje me kërkuar kriminelë në mesin e pjesëtarëve të UÇK-së, por atje ku janë kriminelët, ku shumë prej tyre dihen me emra e mbiemra. Madje, janë edhe në organet më të larta të Kosovës, po ashtu janë edhe nëpër institucione të ndryshme të Kosovës si ne polici, hetuesi, etj”, shprehet ai.Nuk duhet të ngarendet në çdo joshje që bëhet nga Serbia
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Drita Millaku, ka thënë se ftesa që i është bërë këtyre deputetëve të kuvendit për të marrë pjesë në këtë konferencë në Serbi, është në vazhdën e sjelljeve jo serioze të politikanëve serb në relacion me Kosovën, pasi që kanë qenë në dijeni se nuk do të mund të realizohet, për shkak të qëndrimit armiqësor të qeverisë serbe.
“Kurse sa i përket politikanëve tanë, unë mendoj se është pa sens pranimi i tyre, pasi është i ngutshëm dhe i dëmshëm për interesat e Kosovës. Andaj nuk duhet të ngarendet në çdo joshje që bëhet nga Serbia, pasi që ne kemi qenë viktima të luftës së fundit e kjo kërkon nga politikanët tanë që të mbajnë qëndrim. Qeveritarët tanë nuk janë të përgatitur të përballen me politikat serbe për shkak se janë të pa aftë”, deklaron Millaku.Abazi: Serbia ka aktivizuar një listë të akuzuarave nga koha e Millosheviçit
Ndërkaq, analisti politik Haki Abazi, ka thënë se ndjen keqardhje për Vjosa Osmanin që ka bërë përcjelljen e hapave të Dedës.
Sipas tij, analiza e Dedës edhe kur kanë përkrahur dialogun me Beogradin ka qenë e gabuar edhe në aspektin kohor edhe në aspektin përmbajtjesore.
“Kemi të bëjmë me një politikan shumë naiv që në mënyrë artificiale shtyhet e përdoret kur kanë nevojë, ndërsa Vjosa duhet të ketë kujdes të mos bie në kategorinë e politikanëve që flasin ndryshe e bëjnë ndryshe. Pas gjithë asaj që ka ndodhur në vazhdimësi dhe refuzimit të sportistëve, zyrtarët dhe përfaqësuesit e Kosovës do të duhej të refuzonin me arsyeje që të shkonin në takimet në Serbi. Serbia ka aktivizuar një listë të akuzuarave nga koha e Milloshevicit dhe ajo listë është dërguar edhe Interpolit. Serbia ka krijuar lista fallco me akuza ndaj qytetareve të Kosovës andaj edhe shtrohet pyetja me kënd po solidarizohen përfaqësuesit e Kosovës, interesin e kujt e mbrojnë ata”, thotë analisti Abazi.Mehazi: Si mund të shkohet në konferencë te një shtet armiqësor?
Kurse, njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, ka thënë se deputetëve Ilir Deda, Vjosa Osmanit dhe Blerta Deliu-Kodra u është pamundësuar pjesëmarrja në Konferencën e Beogradit për disa çështje, e ajo më kryesorja, revanshizëm shtetëror serb për shkak kidnapimit të Gjuriqit nga policia e Kosovës e rikthimit nënçmues të tij në Serbi.
Sipas tij, deputetët e lartpërmendur kryekëput e në mënyrë të prerë është dashur ta mohojnë e ta nënçmojnë këtë konferencë serbe, e jo të shprehnin dëshirë për të marrë pjesë në Beograd, apo në kryeqendrën serb, që me të gjitha forcat politike e diplomatike mundohet ta dëmtojë shtetësinë e Kosovës.
“Në konferencat politike shtetërore nuk shkohet ashtu si në kafenetë e Prishtinës, vullnetarisht, sidomos në Beogradin e qeverisë serbe, ku ende s’ka asnjë marrëveshje politike e diplomatike me Vuçiçat e Daçiqat. Mungesa e etikës politike e diplomatike e Kosovës e bën të veten. Ashtu pra ju ndodh politikanëve të Kosovës, që s’ia dinë rendin diplomacisë, se ku duhet shkuar, e ku s’duhet shkuar. Dhe pikërisht për këtë lind pyetja se si mund të shkohet në konferencë te një shtet armiqësor, na tregoni? Një Qeveri që s’kërkon falje për krimet dhe gjenocidet e bëra ndaj Kosovës? Një Qeveri që në kushtetutë e ka Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë. Një Qeveri që duhet paguar dëmshpërblimet ndaj Kosovës dhe një Qeveri që me këmbëngulje s’lëshon pe ndaj enklavave serbe e për Mitrovicën e Veriut. Pra, një Qeveri që së bashku me Kishën Autoqefale Serbe thotë se Kosova është zemra e Serbisë. Pra a s’është turp ky veprim nga deputetët e Kosovës po dhe gjysmë tradhti e nënçmim, që të shkohet nëpër konferencat politike e ekonomike serbe”, potencon njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi.Burjani: Nuk ka normalitet me Serbinë
Ndërsa. njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani, ka thënë se kjo së pari ishte lojë politike e autoriteteve të Beogradit, kur zyrtarët serb të kuvendit i ftojnë deputet nga Kosova ndërsa në të njëjtën kohë gjejnë arsye të pakuptimtë që të ndalojnë hyrjen.
Sipas tij, kjo është absurd për të treguar rrejshëm gatishmërinë e Beogradit sepse ata janë të interesuar që edhe Kosova të merr pjesë në një konferencë të një rangu ndërkombëtar në Beograd.
“Kam thënë kaherë se pa marrë masa ndaj Serbisë e cila lobizon kundër njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtarë nga ana e shteteve perëndimore dialogu për normalizim është i kotë, meqë Serbia vazhdon me avaz të vjetër të kundër Kosovës pa ndalë. Andaj, pa marrjen e masave ndaj Serbisë për të ndalë këtë lojë nuk ka as nuk do të ketë kurrfarë normaliteti. Angazhimi për normalitet dhe angazhim me çdo kusht kundër anëtarësimin dhe njohjeve ndërkombëtare për Kosovën nga ana e Serbisë gjithmonë është prapa agjenda e normalizimit. Pra ky është absurd që duhet të ndalet nga Bashkësia Ndërkombëtare, por tani u bë mjaft dhe u teprua me këtë hipokrizi politike serbe jashtë normales mentale politike”, thekson Burjani.Duhet të kushtëzohet Serbia
Njohësi i çështjeve politike, Zudi Xhelili, ka vlerësuar se Serbia në vend që të përpiqet të përmirësojë gabimet nga e kaluara dhe tu kërkojnë falje shqiptarëve të Kosovës për krimet e luftës, vazhdon të merren me inatet e të kaluarës.
Sipas tij, mos lejimi i pjesëmarrjes të deputetëve të Parlamentit të Kosovës në konferencën që mbahet në Serbi është gabim diplomatik.
Serbia, sipas Xhelilit, vazhdimisht i përsëritë gabimet e tilla (vazhdon të lobojë për mosnjohjen e Kisoges dhe të pengoj anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtare),kur dihet se përparimi i Serbisë në rrugën e anëtarësimit në BE m’varet direkt nga njohja e Kosovës.
“ Nga ana tjetër zyrtarët e Kosovës edhe deputetet e Kosovës gjithmonë janë të gatshëm të marrin pjesë në konferenca të tilla për rajonin edhe kur konferencat organizohen në Serbi.
Pra kjo gatishmëri ndoshta bëhet për shkak të pjesëmarrësve tjerë rajonal dhe ndërkombëtar, por delegacionet e Kosovës duhet nganjëherë të mbrojnë edhe dinjitetin e shtetit që përfaqësojnë dhe mos pranojnë të jenë të pa respektuar. Ata nuk prezantojnë vetën e tyre, prezantojnë Popullin e Kosovës dhe duhet të kushtëzohet Serbia për pjesëmarrje e jo të pranojnë rrol inferior, kur dihet se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës në Kosovë dhe vazhdon ta dëmtoj Kosovën në çdo aspekt”, shprehet Xhelili.Mirëpo, opinionisti Nexhat Haziri, shprehet se do të ishte e drejtë që deputetët tanë të marrin pjesë në këtë konferencë dhe ta përfaqësonin shtetin tonë.
“Ndërsa sa i përket pengimit të Serbisë që deputetët tanë të jenë pjesëmarrës në këtë konferencë nuk është një gjë e papritur për vet faktin se Serbia e tregoj fytyrën e sajë anti-evropiane dhe tregoi edhe një herë se bisedimet e Brukselit për normalizim të raporteve më Kosovën, për të janë vetëm një farse pasi Beogradi zyrtar nuk i përbehet asnjë lloji obligimi që del si rezultat I marrëveshjeve të arritur në Bruksel me Kosovën”, nënvizon opinionisti Haziri./Botasot/