E shtunë, 16 Janar, 2021
0 C
Tirana

Kupa e Italisë/Juventus shkatërron Milanin dhe shkruan historinë (Video)

Juventusi ka fituar edhe Kupën e Italisë përballë një Milani që reziston vetëm 45’ minuta. Janë dy golat e Benatia, goli i Douglas Costa dhe autogoli i Kalinic kanë vulosur fundosjen e kuqezinjve në këtë finale. “Zonja e Vjetër” me Allegrin në majë ka arritur të shkruaj historinë dhe të fitojë katër herë radhazi këtë kompeticion, si asnjë ekip tjetër në futbollin modern në Itali.

Ndeshja ka filluar me ritme të larta nga të dyja ekipet edhe pse Juventusi është më kërkues. Kuqezinjtë e Gattusos krijojnë dy apo tre raste të rrezikshme, ku spikat Suso me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës. Donnarumma është vendimtarë me disa pritje të mrekullueshme, ndërsa në sekondat e fundit Benatia bën një ndërhyrje nda Calhanoglu në zonë por arbitri mbyll ndeshjen, një rast që do të diskutohet gjatë.Pjesa e dytë nis furishëm për bardhezinjtë të cilët janë mjaft të rrezikshëm me Dybalan dhe pikërisht nga këmbët e tij projektohet goli i parë. Pas një goditje të fortë nga jashtë zone topi përfundon në goditje këndë, shkon vetë Dybala që kroson dhe gjen mjaft mirë Donnarummën në zonë i cili godet saktë me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë.

Nuk vonon vjen dhe goli i dytë, por këtë herë i gjithë faji është i portierit Donnaruma. Pas një goditje nga jashtë zone të Douglas Costas, gardiani kuqezi provon ta ndaloj topin në duar, por ishte më i fortë se duhet dhe i rrëshqet e përfundon në rrjetë.

Nuk mbaron me kaq, është sërish Donnarumma që gabon në golin e tretë, pasi i shpëton topi nga duart dhe aty pranë është Mehdi Benatia i cili godet dhe e dërgon në rrjetë. Dy gabime fatale nga njeriu që kishte sjellë sigurinë në prapavijën e kuqezinjve, por që tregon se nuk ka eksperiencën e duhur për të përballuar një finale. Goli i katërt i vendos vulën dështimit të Milanit të këtij sezoni, është pikërisht blerja 20 milionë euro që dërgon topi në rrjetë, por në të gabuarën. Kalinic devijon topi me kokë pas krosimit të Pjanic dhe e dërgon në rrjetë. Një investim i dështuar i Milanit pasi ka shënuar vetëm 5 gola në të gjithë sezonin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19

Presidenti i medias "Ora News", Ylli Ndroqi, dhe bashkëshortja e tij Mimoza janë infektuar nga koronavirusi. Ndroqi bën me dije se ai dhe bashkëshortja...

Rrugë që i merr lumi para se të mbarojnë

Nga: Mentor Kikia Foton e parë e kam marrë në rrjet. Autori thotë se është rruga e Arbërit, në Maqellarë të Dibrës. E ndërtuar buzë...

Letra e Ambasadës Franceze për Ramën, shpërthen Basha

Kryedemokrati Basha ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama, pas sulmeve që ky i fundit i ka bërë Bashkimit Evropian rreth procesit të vaksinimit. Basha shprehet se...

Kosova po e bën Vettingun, po ne

Nga: Mentor Kikia Para pak javësh shkruajta një për një hipotezë, apo një “skenar konspirativ”, që kishte të bënte me Vettingun politik në Kosovë. Sot...

Mbi 3 mijë testime, ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19:...