Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Hajdarmataj: Zoti e di pse më shkarkuan, dosja “Tahiri” mbetet në duart e mia

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Hajdarmataj: Zoti e di pse më shkarkuan, dosja “Tahiri” mbetet në duart e mia

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku shkarkoi sot nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda Besim Hajdarmataj, për ta zëvendësuar me Donika Prelën, me objektiv zyrtar përmirësimin e punës.

Në një njoftim për shtyp, Marku shkroi: “Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë”.

Pyetur nga BIRN, Hajdarmataj tha se nuk kishte ndonjë informacion më konkret mbi shkaqet e shkarkimit, por theksoi se çështja më e rëndësishme që kishte deri para shkarkimit në duar ishte ajo e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas Hajdarmatajt, shkarkimi nga posti i kreut të prokurorisë nuk sjell automatikisht heqjen e dosjes së Tahirit nga përgjegjësia e tij.

“Motivacioni nuk ishte shumë i qartë por besoj se kishte të bënte me dhënien e një hovi të ri apo impulsi më të madh të punës së  Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ishte një urdhër që më shkarkonte mua nga ana e drejtimit të prokurorisë së Krimeve të Rënda,  dhe në zbatim të tij, tani i bie që unë jam një prokuror i thjeshtë në këtë prokurori,” tha Hajdarmataj.

Pyetur se me çfarë mund të lidhet shkarkimi i tij në këtë kohë, Hajdarmataj tha:

“Unë nuk di të them se me çfarë ka lidhje ky shkarkim  por mund t’ju them se unë e vetmja dosje që unë jam përfshirë drejtë për së drejti, nga një sërë  hetimesh që tashmë janë të hapura nga ana e Prokurorisë  së Krimeve të Rënda, është ajo e  dosjes ish-ministrit të Brendshëm, Sajmiri Tahiri.

Unë tani jam prokurori i thjeshtë dhe normalisht do të vazhdoj  punën time me dosjet për të cilat jam i ngarkuar të hetoj, deri në momentin që mund të ketë ndonjë urdhër tjetër  për transferimin apo komandimin tim në ndonjë institucion tjetër,” shtoi ai.

Hajdarmataj dhe dy prokurorë të tjerë dorëzuan tetorin e kaluar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për autorizimin e arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri, i akuzuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Kjo ishte kërkesa e parë e këtij lloji nga prokuroria për arrestimin e një deputeti jashtë kushteve të flagrancës.

Hajdarmataj ka mbajtur postin e kreut të prokurorisë për krimet e rënda që nga viti 2016 ndërsa më parë ka punuar si prokuror në Tropojë dhe në Durrës./BIRN/

Tags: dosjae die miahajdarmatajmbetetnë duartpseshkarkuanTahirizoti

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Fantastiku Sowe përmbys Lushnjën, Partizani ngec në Gjirokastër (Video)

Fantastiku Sowe përmbys Lushnjën, Partizani ngec në Gjirokastër (Video)

Reali e ka seriozisht, fut “mik” legjendën e Brazilit për Neymar

Reali e ka seriozisht, fut “mik” legjendën e Brazilit për Neymar

(Ekskluzive) Ja pse e shkarkoi Arta Marku/Besim Hajdarmataj refuzoi të arrestojë “peshkun e madh”  

(Ekskluzive) Ja pse e shkarkoi Arta Marku/Besim Hajdarmataj refuzoi të arrestojë “peshkun e madh”  







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com