Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në shkollën “Jani Minga”, të qyeteit të Vlorës. Një nxënëse 18 vjeçare ka humbur ndjenjat në klasë dhe më pas ka ndërruar jetë.
Mësohet se adoleshentja ka humbur jetën teksa ishte rrugës për në spital, është identifikuar si Gerta Kasaj, 18 vjeçe.
Dyshimet e para flasin për një vdekje për shkaqe natyrale, pasi e reja vuante nga epilepsia, thane mjeket. Mediat lokale raportojnë se vajza ishte jetime dhe jetonte me gjyshen. Ndërkohe qe policia ka nisur hetimet, por nuk ka nxjerre akoma një informacion zyrtar.