Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Hapet muzeu “Selfie” në Los Anxhelos, duhet të dini se…

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Hapet muzeu “Selfie” në Los Anxhelos, duhet të dini se…

Në të gjithë globin, “selfie” është bërë një fenomen i mediave sociale. Ndërsa konsiderohet si akt që tregon mungesë edukate në disa vende, në Los Anxhelos ka një objekt të veçantë ku ky fenomen është i mirëpritur në çdo kohë. Na pëlqen të mendojmë se selfie është një shpikje e shekullit të 21-të. Por kjo nuk është e vërtetë.

Themeluesit e Muzeut Selfie në Los Angeles duan ta provojnë se dëshira e njerëzve për të fotografuar veten është shfaqur para qindra vjetësh.

Perandorët romakë, Mona Lisa, autoportrete të Dürer dhe Rembrandtit, fotografitë bardhë e zi që zbukurojnë komodinat e gjyshërve tanë, të gjitha tregojnë traditën e gjatë historike të fenomenit “selfie”.

“Njerëzit kanë qenë të fiksuar pas imazhit të vetvetes, duke fotografuar ose skicuar veten që nga koha kur ata filluan të pikturonin nëpër muret e shpellave. E vetmja gjë që ka ndryshuar në këtë kohë është teknologjia”, thotë Tommy Honton, bashkë-themelues i Muzeut Selfie.

Sot nuk kemi nevojë të shpenzojmë orë të tëra për të bërë një autoportret, këtë e bën brenda një sekondi kamera e telefonit inteligjent. Nese nuk na pëlqen, mund të provojmë një tjetër pozë.

“Fotografitë për mua janë një formë për të ruajtur kujtimet; fotografitë selfie janë shumë të përshtatshme sepse ju mund të shihni se si do të dukeni para se ta bëni fotografinë”, thotë vizitorja Sara Stanzler.

“Është gjithashtu shumë qejf të zgjedhësh fotografinë më të përkryer nga 70 fotografi që i keni bërë vetes, sepse unë e di që të gjithë e bëjnë këtë. Sigurisht që edhe unë e bëj këtë dhe gëzohem shumë kur gjej fotografinë e përkryer!”, thotë aktorja Cinthya Carmona.

Sipas statistikave të faqes Instagram, një nga vendet më popullore të fotografive selfie është palestra. Këtë e dëshmojnë mbi dy milionë foto me emrin hashtag #gymselfie. Po aq popullore janë edhe fotografitë selfie të bëra në makinë dhe në banjo, ky lloj sfondi është përdorur më shumë se 1.5 milion herë.

Kjo i befasoi kuratorët e ekspozitës aq shumë sa që ata hoqën të gjitha pasqyrat nga banjat e Muzeut Selfie. Ata shpresojnë që kjo do të nxisë vizitorët të mendojnë se sa mund ta teprojë individi me fiksimin pas selfiet.

Por përveç kësaj, themeluesit e muzeut kanë bërë gjithçka që është e mundur për të krijuar sfonde të llojeve të ndryshme për fotografitë selfie. Midis tyre: katin e sipërm të ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai dhe Fronin e Hekurt nga seriali popullor Game of Thrones, shkruan voa. Nuk ka rëndësi që këto sfonde nuk janë reale, ajo që ka rëndësi është se personi që pozon për selfie me këto sfonde do të marrë shumë klikime dhe pëlqime në rrjetet sociale.

Tags: duhethapetLos Anxhelosmuzeuselfietë dini

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Gola, tension, kartonë dhe spektakël, por nuk ka fitues në “El Clasico” (Video)

Gola, tension, kartonë dhe spektakël, por nuk ka fitues në “El Clasico” (Video)

Shtypi nga bota, 7 maj 2018

Shtypi nga bota, 7 maj 2018

Shtypi i ditës, 7 maj 2018

Shtypi i ditës, 7 maj 2018







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

by mirseda
20:56 | 14/03/2026
0

Qeveria franceze ka hartuar një propozim për t’i dhënë fund konfliktit të ri në Liban, i cili...

Ambasada e SHBA në Bagdad u kërkon amerikanëve të largohen nga Iraku pas sulmit me raketë.

Ambasada e SHBA në Bagdad u kërkon amerikanëve të largohen nga Iraku pas sulmit me raketë.

20:23 | 14/03/2026
Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital

Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital

20:09 | 14/03/2026
Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

Dron iranian godet qiellgërvishtës në Dubai, reagon Teherani

19:37 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com