Një delegacion gjerman me deputetë nga Bundestagu kanë zhvilluar një takim sot në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë më vendime pasi ka mbetur me vetëm 4 anëtarë, pasi dy prej tyre janë shkarkuar nga detyra nga organet e Vettingut, ndërsa një tjetër gjyqtar ka dhënë dorëheqjen.
Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja raportoi për situaten dhe bllokimim e Gjykatës Kushtetuese si dhe për mungesën e anëtarëve për shkak të të larguarve nga vetting.
Deputetët gjermanë, në vijim kanë patur një takim edhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe po ashtu, do të takohen edhe me kreun e Komisionit të Vettingut Genta Tafa Bungo..