Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Ilir Latifi: UFC sporti ku shqiptarët mund të arrijnë shumë lart (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ilir Latifi: UFC sporti ku shqiptarët mund të arrijnë shumë lart (Video)

Ilir Latifi, luftëtari shqiptarë i MMA apo arteve marciale mikse i cili renditet i katërti në kategorinë Light Heavyweight apo Gati e rënd ( 84 deri në 93 kg), pak ditë më parë ka vizituar Shqipërinë. Latifi ka bërë një promovim të sportit që ai ushtron edhe pse përfaqëson Suedinë, në sheshin Nënë Tereza dhe është shprehur se ky është një sport që ne shqiptarët mund të arrijmë shumë lart, duke parë karakterin dhe gjaknxehtësinë.

Pasi mbaroi promovimin në Tiranë, Ilir Latifi ka udhëtuar drejt Kosovës, ku ka dhënë një intervistë të gjatë për televizionin Klan Kosova, në rubrikën e sportit. Ai në intervistën e tij zbuloi fillet e karrierës dhe arritjen e tij në majat e këtij sporti, intervistë të cilën ju ftojmë ta ndiqni.

Në rrugëtimin për titull Iliri mund të përballet me shokun e tij të ngushtë, por të dytë kanë bërë një premtim

Shoku i tij i ngushtë është Alexander Gustafsson. Dyshja janë stërvitur së bashku në 15 vitet e fundit dhe një përballje mes tyre do ishte ngjarja e vitit në Suedi. Por, kjo nuk do të ndodhë.

Pasi, si Latifi ashtu edhe Gustafsson, ia kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit që kurrë nuk do të luftojnë në mes veti. Do të ndërrojnë edhe kategorinë nëse është nevoja, njëri do të qëndrojë në peshat e lehta, tjetri do të ngjitet në ato të rënda. Kjo vetëm që ata të mos luftojnë mes vete.

Një fakt interesant që lidhet me emrin e Gustafsson është debutimi i Ilirit në UFC më 6 prill 2013.

Gustafsson u lëndua dhe Ilirit iu kërkua të luftojë ndaj Gegard Mousasi, e gjitha kjo vetëm katër ditë para fillimit të luftës. Por, që bota e UFC-së të njihej me shqiptarin, ai duhej të bënte një sakrificë të madhe. Brenda katër ditëve kishte rënën në peshë në mënyrë drastike, vetëm që të pranohej në kategorinë e peshave të lehta (kategorinë e mesme). Në fund Iliri kishte humbur, por ky ishte një rast që nuk duhej lëshuar.

Humbja e 12-të kilogramëve në katër ditë nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani në historinë e UFC-së dhe sot e kësaj dite flitet ende për këtë gjë.

Ndeshja e ardhshme

Me 22 korrik ndaj Glover Teixeiras. 38-vjeçari cilësohet si një kundërshtar i vështirë dhe arsyeja që do të ndeshet me atë është se braziliani renditet i treti në kategorinë e Ilirit (shqiptari kujtojmë është i katërti). Në vend të parë është kampioni Daniel Cormier, i dyti miku i tij, Alexander Gustafsson.

Në rast të fitores ndaj Teixeiras, Latifit do t’i hapet rruga për titull dhe dëshira e Ilirit është që meçi të ndodhë gjatë vitit 2018, pasi po kalon në formën më të mirë fizike.

Jeta e tij jashtë UFC-së dhe Tetëkëndëshit

Iliri është një tip i qetë, shumë i sjellshëm më të gjithë. Kjo është edhe arsyeja që ai nuk preferon të bëjë skena, sharje dhe debat të ashpër me kundërshtarët. Pasioni i tij është natyra dhe kafshët, ndërsa në të ardhmen kur do të pensionohet nga UFC, do të bëjë një spektakël rreth tyre. Aktualisht nuk është në një lidhje dashurie, pasi dëshiron t’i përkushtohet 100 për qind UFC-së.

Tags: arrijnëIlir LatifimajatmundshqiptaretsportiUFCVideo

TË LIDHURA

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor
Sport

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Polonia humbet pjesët para Shqipërisë, dëmtohet sulmuesi
Sport

Polonia humbet pjesët para Shqipërisë, dëmtohet sulmuesi

17:36 | 16/03/2026
Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut
Sport

Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

16:17 | 16/03/2026
Next Post
BSH: Shqetësim gjetja e burimeve të financimit, kreditimi i qëndrueshëm

Banka e Shqipërisë zbulon shkaqet e zhvlerësimit të euros

Formacionet/Roma për të bërë mrekullinë, Liverpool të vazhdojë ëndrrën

Formacionet/Roma për të bërë mrekullinë, Liverpool të vazhdojë ëndrrën

Vladimir Putin ka plane ambicioze për Arktikun

Vladimir Putin ka plane ambicioze për Arktikun







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com