Ndoshta varfëria ka kapluar shqiptarët, të ndodhur mes katër rrugësh dhe pa zgjidhje, po mundohen të mbijetojnë.
Përshtypje të tillë të lënë pamjet që servir TIRANA TODAY, me një video, ku tregon se si shqiptarët arrijnë deri në atë pikë, që në fakt është për të ardhur keq.
Të arrish të marrësh të marrësh ose më keq akoma të vjedhësh, ndihmat që qytetarët dhurojnë për të varfëritë, nëpër koshat special të ofruara nga Bashkia Tiranë, është e tmerrshme.
Në video duket qartë se qytetari, pa iu dridhur qerpiku afrohet pranë koshave, dhe vjedh nga aty qeset të mbushura me rroba të cilat në fakt i dedikohet të varfërve.
Në një kohë që të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për të dhuruar diçka më shumë nga vetja, qytetarët bëjnë të kundërtën, jo të dhurojnë, por të vjedhin. TIRANA TODAY