Për herë të parë pas disa vitesh, Paris Hilton ka folur për periudhën më të vështirë të jetës së saj, kur i publikuan një video intime me ish të dashurin Rick Salomon.
Ajo e ka pashkruar këtë si një periudhë të tmerrshme, në të cilën tha edhe se kishte menduar vetëvrasjen:
“Ishte sikur të kanë përdhunuar. Ndjeja se kisha humbur një pjesë të shpirti tim. Unë doja të vdisja. Isha si: Thjesht nuk dua të jetoj”.
Në kohën kur u publikua video me përmbajtje seksuale të Paris, ajo sapo kishte arritur sukses në botën e televizorit, ku së bashku me shoqen e ngushtë Nicole Richie shkëlqyen në serialin televiziv The Simple Life.
“Unë nuk doja të bëhesha e njohur në këtë mënyrë… Kurrë nuk do të jem ashtu siç kam qenë,”-shtoi Paris. Video u publikua në vitin 2004.