Mbrëmjen sotme ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha në Mirditë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarësh me pyje në fshatin Thirrë të Njësisë Administrative të Fanit.
Sipas informacioneve të para, deri tani në rrezik janë 10 banesa.
Zjarrfikësit e Mirditës ndodhen në vendngjarje, por e pamundur ndërhyrja për shkak të terrenit të thyer malor.