Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka dy emra konkretë për çështjen e kompanisë “Gulf”. Ata janë dy menaxherët e kompanisë, ai shqiptar Albano Aliko dhe ai gjeorgjian Irakli Zvanidze.
Të dy akuzohen për një skemë mashtruese me shitjen e tollonave të karburantit në të gjithë vendin, pak ditë para mbylljes së aktivitetit.
Denoncimet në komisariatet e rretheve nga qytetarë të mashtruar rriten dita – ditës.
Të shtunën u bë e ditur se policia e ka shpallur në kërkim menaxherin shqiptar Albano Aliko, i dyshuar si krijuesi i kësaj skeme mashtrimi.
Prokuroria e Tiranës po heton edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtruese.