E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Video/Sulmi në Kanada, rrëfehet shqiptari: Tmerri që pashë me sy, çdo 40 sekonda…

Dëshmitarë i sulmit të tmerrshëm ku mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën 15 të tjerë ka qenë edhe një shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kanada pasi  25 vjeçari me emrin Alek Minassian kreu një sulm. Tragjedia ndodhi pikërisht në “Champs-Élysée”-në e Torontos, Yong Street. Rruga më e famshme, që ndan pjesën Lindore nga ajo Perëndimore e qytetit.

Mës dëshmitarëve në vedin e ngjarjes ka qenë edhe shqiptari  Bes Kondi, i cili ka rendur menjëherë jashtë zyrës për të dhënë ndihmën e tij rreth orës 13:30, shkruante dje Toronto Star.

Ai është gjendur së bashku më një agjent policie pranë njërit prej të plagosurve që dergjej përtokë në Yong Street, në kryqëzimin me Kempford Boulevard.

Kondi ka ndenjur pranë 60 vjeçarit të goditur nga furgoni dhe ka komunikuar me të deri në momentin kur mbërriti ambulanca. Kronika përshkruan dhe fjalët që kanë këmbyer Besi dhe i plagosuri i cili në gjendje shoku rënkonte dhe pyeste vazhdimisht “Ç’ka ndodhur, ç’ka ndodhur?”.

Ai tha se e pyeti: “A e dini se çfarë dite është?” Burri tha: “Po, është e hënë, 4 dhjetor 2017”. “Burri vazhdoi të pyeste se çfarë ndodhi, çfarë ndodhi, çdo 40 sekonda,” tha Kondi.

Pas largimit të ambulancës në rrugë shihej ende mbi tokë xhaketa dhe këpucët e të lënduarit, raportonte e përditshmja prestigjioze kanadeze.

Pas leximit të shkrimit në Toronto Star, FlasShqip pati një komunikim telefonik mbrëmë vonë me Bes Kondin, shqiptarin që u bë dëshmitar i drejtpërdrejtë i tragjedisë së Yong Street e që asistoi jo vetëm të dëmtuarit por edhe shumë persona të moshuar që banojnë ngjitur me godinën që ai manaxhon.

Rrugët u mbyllën dhe të moshuarit duheshin drejtuar përmes një itinerari tjetër deri në destinacion.

Por si e ka përjetuar ai ngjarjen e djeshme. Me zërin e qetë nga ana tjetër e linjës telefonike ai përshkroi kaosin e momenteve të para dhe shokun total të njerëzve të tronditur e me sy të përlotur. Mbresa të jashtëzakonshme i kishin mbetur nga aksioni i menjëhershëm i policisë, zjarrfikëseve dhe ambulancave qe e morën në kohë rekord situatën nën kontroll si dhe asistuan gjithkënd në përpjekjet për të dhënë ndihmën e parë dhe evakuar sa më shpejt të plagosurit me synimin për të shpëtuar sa më shumë jetë.

“Kisha parë përmes TV ngjarje të tilla në Francë apo Gjermani, por kurrë nuk e kisha menduar që një situatë të ngjashme do ta përjetoja drejtpërdrejt këtu” – u shpreh Besi, me një zë plot dhimbje dhe emocion.

Bes Kondi, i lindur në Tiranë, ka emigruar në Kanada së bashku me prindërit dhe vëllanë, Gazmendin, kur ishte vetëm 14 vjeç, pikërisht 18 vjet më parë. Prej dy vitesh ai punon si Property Manager pranë Kompanisë DEL Property Management.

Për Besin, si për cilindo banor të Torontos, 23 prilli 2018 nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa.

Ishte dita e një tragjedie që na bëri edhe një herë të kuptojmë se sa e kërcënuar është paqja dhe siguria e qytetarëve edhe në vendet të konsideruara më të sigurtat. Po jetojmë në një epokë paradoksesh të paimagjinuara më parë. Liria po kërcënohet gjithnjë e më tepër nga … vetvetja …

U prehshin në paqe shpirtrat e atyre viktimave fatkeqe që u ndodhën në vendin e gabuar në momentin e gabuar … Amen! TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...