Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku e ka shprehur gjithmonë dashurinë që ka për gjyshen e tij, Ijen. Në çdo dalje të tij publike ka folur për marrëdhënien që ai ka me të.
Ditën e sotme Ija e Besit feston ditëlindjen. Aktori ka postuar një foto me të në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku i ka bërë “1000 urime” prekëse, që kanë marrë qindra komente nga fansat.
“Ija ime, nuk ta uroj dot ditëlindjen duke të thënë “edhe 100” sepse do ishte e pamundur. Vec do të të them 1000 falenderime që më ke rritur , 1000 falenderime që gatuan bukën më të shijshme në bote, 1000 falenderime që për cdo bekim që më ke dhënë, për cdo rrënjë domateje që kemi mbjell bashk, për djathin, gjalpin, recelin, mullagat, zambakët e kurorat me lule dele mbi kokë. Edhe në paste njeri që më ka mësuar të jem vetvetja edhe i natyrshem, ajo je ti. 1000 falenderime që jeten e sheh vetëm me ngjyra, pozitivitet edhe u tregove të gjithëve që “robi plaket kur don vet”. Zemra jote është tempull dashurie për femijët dhe të gjithë nipërit e mbesat. T’i puth duart o Ije. Të duam shumë. Edhe lavdi Zotit që do jetosh ditën të shohësh fëmijën tim, e ta vesh në gjumë “fli se gjumin ta ruan Ija” sikur mua dikur.”- ka shkruar aktori në postimin e tij.