Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekskluzive/Thellohet skandali i Vetingut; Xhafaj bën rrumpallë formularët e policëve  

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ekskluzive/Thellohet skandali i Vetingut; Xhafaj bën rrumpallë formularët e policëve  

Skandali me Vetingun në Policinë e Shtetit nuk të ndalur. Pavarësisht trumbetimeve të mëdha për të pastruar policinë nga radhët e elementëve të lidhur me botën e errët të krimit, vetë procesi i Vetingut po zhvillohet në kushte aspak serioze.

Pas skandalit që publikoi një ditë më parë Tirana Today lidhur me sorollatjen e punonjësve të policisë nëpër banka për të vërtetuar pagat e marra ndër vite edhe pse paguhen nga vetë institucioni i policisë, tani po vihet në pikëpyetje vetë procesi i Vetingut në Polici.

Kjo vjen për shkak pasi punonjësve të policisë iu është paraqitur me shumë vonesë formulari i vetëdeklarimit të pasurisë edhe pse procesi duhej të niste që në fillim të këtij muaji.  

Sipas burimeve kofidenciale për Tirana Today, bëhet e ditur se punonjësve të policisë iu është paraqitur për t’u plotësuar formuluari më datë 13 prill ndërkohë që një gjë e tillë duhet të kishte nisur që më 4 prill të këtij muaji.

Si të mos mjaftonte nisja me vonesë e këtij procesi, ministri Xhafaj po sorollat nëpër bankat punonjësit e policisë që të vërtetojnë pagat e tyre ndër vite për t’ia paraqitur Komisionit të Vlerësimit. Ndërkohë që një gjë e tillë nuk parashikohet aspak në ligj dhe për rrjedhojë tregon mungesën e seriozitetit sa i përket të dhënave mbi pagat e punonjësve të saj nga ana e Policisë së Shtetit.E gjitha kjo po rëndon mbi xhepat e punonjësve të policisë të cilët duhet të sigurojnë një numër dokumentesh për t’i paraqitur si vërtetime për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit të pasurisë, gjë të cilën duhet ta kryejë vetë Komisioni i Vlerësimit për të bërë të mundur verifikimin e figurës së çdo punonjësi në radhët e Policisë së Shtetit.

Duke parë këtë situatë rrumpallë në Policinë e Shtetit Sindikata e Policisë kërkoi sot ministrit Xhafaj shtyrjen e afatit për plotësimin e formularit nga ana e punonjësve të policisë pasi në të kundërt rrezikohet që formularët të plotësohen me mangësi.Për rrjedhojë, kjo mund të sjellë largimin nga detyra të një numri punonjësish të Policisë së Shtetit, që mund të rezultojë jo për faj të tyre por të gjendjes kaotike që po zhvillohet me Vetingun në Polici.Ndërsa shton Xhafaj po rrezikon sigurinë kombëtare me kaosin që ka prodhuar me formularët e vetëdeklarimit për shkak të probabilitetit të lartë të largimit të punonjësve nga radhët e policisë. “Koha e lënën në dispozicion ka qenë e pamjaftueshme për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm, të plotë për të përmbushur 11 kërkesat e deklarimit të pasurisë, sipas pikës 1 të nenit 32, të ligjit 12/2018, për ti bashkangjitur e hedhur ato në faqen 15 të formularit të deklaratës së pasurisë, “Inventar” i dokumentacionit justifikues/shoqërues të deklaratës së pasurisë. Në radhë të dytë, shpenzimet e detyrueshme e të pajustifikuara ligjërisht nga buxheti familjar, që i kalon shumën 3000 lekë të reja për çdo pjesëtar të familjes dhe person të lidhur me të, me gjithë uljet e tarifave nga bankat me gjithë reagimin pozitiv tuaj ndaj tarifave të larta të bankave, për tu pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për deklarimin e pasurisë sipas kërkesave të ligjit”, thuhet në kërkesën e Sindikatës së Policisë.  

TIRANA TODAY

Tags: bënekskluziveformularëtpolicëverrumpallëskandalithellohetvetingutXhafaj

TË LIDHURA

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

22:48 | 10/07/2025
Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?
Aktualitet

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi
Kryesore

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
Next Post
Fluturimet direkte SHBA-Rusi drejt mbylljes! Po rikthehet Lufta e Ftohtë?

Fluturimet direkte SHBA-Rusi drejt mbylljes! Po rikthehet Lufta e Ftohtë?

Degjeneron derbi i Turqisë, bëhet për spital trajneri (Video)

Degjeneron derbi i Turqisë, bëhet për spital trajneri (Video)

Rama: Opozita s’la gurë pa luajtur për të bllokuar negociatat

Rama: Opozita s’la gurë pa luajtur për të bllokuar negociatat

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

by mirseda
22:48 | 10/07/2025
0

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me...

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com