Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në një familje shqiptare ne Greqi. Një vajzë e vogël vetëm 4-vjeç ka gjetur vdekjen në një pishinë hotele ku punonte nëna e saj. Nëna shqiptare e ka marrë vetë ndërkohë që punonte vajzën e saj Katerina pasi nuk kishte më kë ta linte në shtëpi, e ndërsa fati i keq e ka ndjekur pas. Nëna ishte në bodrumin e hotelit, duke hekurosur rrobat … Në një moment, ajo humbi vajzën e saj të vogël nga sytë.
U deshën rreth dhjetë minuta që e kishte humbur nga sytë dhe tragjedia ndodhi, ajo e gjeti vajzën në pishinë duke pluskuar. Menjëherë e alarmuar njofton ambulancën, mjekët nxituan që t`i jepnin ndihmën e parë por…
Mjekët u përpoqën ta shpëtonin fëmijën në çfarëdo mënyre, duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme, por nuk ja dolën.