Skënderbeu ka arritur të marrë një fitore emocionuese përballë Kamzës në Korçë. Djemtë e Ilir Dajës kanë fituar me rezultatin 3-2 në javën e 29 të Superligës, duke hedhur një hap mjaft të rëndësishëm drejt titullit kampion. Një start aspak i mirë për trajnerin Julian Ahmetaj i cili debuton me humbje, por me një lojë për tu vlerësuar.
Skënderbeu e fillon në sulm ndeshjen dhe tregon që dëshiron ta fitojë këtë përballje. Por edhe Kamza nuk qëndron pasive dhe mundohet të jetë e rrezikshme me anë të Sabino Plakut. Por, e para që kalon në avantazh është Skënderbeu në minutën e 16’. Gjergji Muzaka ekzekuton një goditje këndi dhe pas një trajektore shumë të çuditshme, topi përfundon në rrjetë.
Edhe pas golit, Skënderbeu vijon të ushtrojë presing tek miqtë dhe në minutën e 27’ ky presion u vendasve jep efekt. Xhejms fiton penallti, e cila shëndrohert në gol nga Ali Soëe. Kur u duk se Skënderebu po i drejtohej një fitoreje të thjeshtë në shtëpi, ka ardhur reagimi nga Kamza. Në minutën e 34’ është Rezi, i cili pas del i vetëm përballë portës së Teqes shkurton diferencën në 2-1. Pa u mbyllur pjesa e parë, ka ende kohë që Kamza të shënojë një tjetër gol. Ai që barazon është Vangjo Zguro me një gjuajtje perfekte nga goditja e dënimit.
Në pjesën e dytë, Skënderbeu kalon sërish në avantazh. Golin e tretë për korçarët e shënon Xhejms në minutën e 48’. Pas këtij goli, Kamza hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Skënderbeu nuk lejon hapësira në prapavijë dhe ndeshja mbyllet 3-2.