Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 12 Prill?  

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 12 Prill?   

 

12 Prill 1961– Bashkimi Sovjetik fiton garën hapësinore

 

Bashkimi Sovjetik mund Shtetet e Bashkuara të Amerikës në garën për të çuar në hapësirë njeriun e parë. Në orën 7 të mëngjesit, Majori Yuri Alexeyevich Gagarin u shkëput nga toka në bordin e anijes hapësinore Vostok, nga qendra e lëshimit në Kazakistan. 

Gagarin udhëtoi përreth orbitës së Tokës për 108 minuta, duke lëvizur me një shpejtësi prej më shumë se 27 mijë kilometrash në orë, përpara se të zbriste në një vend të fshehtë. Udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi, e përgëzoi majorin Gagarin për arritjen e tij. Ai i dërgoi kozmonautit një mesazh nga shtëpia e tij e pushimit në Detin e Zi.

“Fluturimi i kryer nga ju, hap një faqe të re në historinë e njerëzimit dhe pushtimin e hapësirës prej tij”- u shpreh Hrushov në atë mesazh. Ndërkohë radioja e Moskës ndërpreu transmetimet e rregullta, për t’i dhënë kombin lajmin e jashtëzakonshëm. Kthimi i sigurt i Gagarin në tokë, hodhi poshtë shqetësimet se fluturimi në hapësirë ​​do të ishte fatal për njerëzit.

Ngjarja ishte një goditje për amerikanët, që kishin shpresuar të ishin të parët që dërgonin një njeri përtej atmosferës së Tokës. Megjithatë, presidenti Xhon Kenedi i përgëzoi sovjetët për arritjen e tyre. 27-vjeçari Gararin u trajnua fshehtazi për më shumë se dy vjet. Ushtaraku i panjohur më parë, ishte shndërruar në një hero kombëtar.

Por ai zhgënjye shpejt teksa u ndalua të kryente misione të tjera hapësinore, pasi shteti sovjetik e cilësonte shumë më të vlefshëm si një mjet propogande,  dhe nuk deshte të rrezikonte jetën e tij. Gagarin u dha shumë pas pijes, dhe nisi të fliste publikisht kundër drejtuesve sovjetikë. 

Në vitin 1968, vdes në një aksident ajror në rrethinat e Moskës, në rrethana shumë të dyshimta. Ndërkohë amerikanët “u hakmorën” duke i mposhtur sovjetikët pak vite më vonë, me vendosjen e një rekordi edhe më mbresëlënës:dërgimin e njeriut në Hënë më 11 korrik 1969.

 

12 Prill 1633 – Galileo Galilei dënohet për herezi

 

Inkuizitori kryesor, Atë Vincenzo Maculano da Firenzuola, i emëruar posaçërisht nga Papa Urbani VIII, nis gjykimin e fizikanit dhe astronomit të njohur italian Galileo Galilei. Galileo 

u urdhërua të kthehej në Zyrën e Shenjtë për të filluar gjyqin, për shkak të besimit se Toka rrotullohet rreth Diellit, një tezë që konsiderohej heretike nga Kisha Katolike. 

Pranoi e pranoi fajin, për të mos pësuar ndëshkimin kapital, Galileo ra dakord të mos u mësonte më njerëzve këtë herezi, dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në arrest shtëpiak. U deshën më shumë se 300 vjet, që Kisha të pranonte se Galileu kishte të drejtë dhe të shpallte pafajësinë e tij. 

 

12 Prill 1665 – Murtaja e Madhe godet Londrën

 

Ky ishte shpërthimi i fundit i epidemisë së tmerrshme në Angli. Sipas të dhënave zyrtare, vlerësohet se humbën jetën rreth 75.000 persona nga një popullsi e përgjithshme  prej 460.000 banorësh, ndërsa më të goditurit ishin të varfërit. Kryeqyteti anglez ishte prekur nga Murtaja edhe në vitin 1636, kur vdiqën rreth 10.000 njerëz, më 1625-ën kur pati 35.000 viktima, dhe në vitin 1603, kur Murtaja vrau mbi 30.000 londinezë. 

Epidemia mendohej se ishte përhapur nga Hollanda, ku sëmundja kishte goditur me ndërprerje që nga viti 1599, e sjellë në vend nga anijeve tregtare holandeze që mbërrinin me mallra nga lindja e Azisë.

12 Prill 1997 – Shmanget atentati me bombë ndaj Papa Gjon Palit II në Bosnje Hercegovinë

 

Papa zhvillon një vizitë 2-ditore në Sarajevën e shkatërruar nga lufta. Vetëm pak orë më parë policia boshnjake zbuloi të paktën 20 mina anti-tank nën një urë në rrugën midis aeroportit dhe qytetit, ku parashikohej të kalonte edhe Papa me delegacionin e që e shoqëronte. 

Eksplozivët u zbuluan pas një sinjalizimi nga një qytetar, që kishte parë dikë të vepronte në mënyrë të dyshimtë pranë urës. Papa Gjon Pali II, donte të vizitonte Sarajevën në kulmin e luftës në shtatorin e vitit 1994, kur qyteti ishte nën rrethim nga serbët. 

Por serbët thanë se nuk mund të jepnin garanci për sigurinë e tij, dhe udhëtimi ishte anuluar. Vizita e Papës, synonte të lehtësonte tensionet midis të krishterëve ortodoksë, kroatëve katolikë dhe myslimanëve në Bosnje.

 

12 Prill 1204 – Pas një rrethimi të gjatë kryqtarët e Kryqëzatës së Katërt, kapërcejnë muret e Konstandinopojës dhe një ditë më pas plaçkisin qytetin.

 

12 Prill 1654 – Në Londër shpallet bashkimi i Anglisë dhe Skocisë. Mbretëria e Bashkuar miratohet nga Këshilli i Shtetit.

 

12 Prill 1857 – Në Francë, shkrimtari Gustav Flober boton romanin “Madam Bovari”, një rrëfim klasik i dashurisë dhe ndëshkimit; portret i gruas dhe tradhëtisë bashkëshortore. 

 

12 Prill 1861 – Në SHBA shpërthen Lufta Civile, kur Fort Sumter në Karolinën e Jugut, sulmohet nga rebelët. 

 

12 Prill 1894 – Britania dhe Belgjika nënshkruajnë një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Afrikës Qendrore.

 

12 Prill 1931 – Votuesit spanjollë refuzojnë monarkinë, duke shkaktuar përçarje të cilat çuan 5 vite më vonë në Luftën Civile.

 

12 Prill 12 Prill 1935 – Gjermania naziste ndalon botimin për shkrimtarët “jo-arianë”.

 

12 Prill 1945 – Vdes nga një goditje celebrale presidenti amerikan Frenklin D. Ruzvelt. Zv/presidenti Herri S. Truman emërohet president në vendin e tij.

 

12 Prill 1955 – Vaksina e kundër poliomielitit, e zhvilluar nga mjeku amerikan Xhonas Salk u shpall “e sigurt, efektive dhe e fuqishme”.

 

12 Prill 1999 –SHBA, gjykatësja federale Susan Ueber Rajt shpall fajtor presidentin Bill Klinton për shpërfillje të gjykatës, pasi kishte gënjyer në lidhje me marrëdhëniet e tij me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monika Levinski.

Tags: 12 prillçfarëhistorikkakalendarmendodhur

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Video/ “Ore merr frymë tani, se do na detyrosh…”, shoferi i dehur nuk i bindet policit

Video/ “Ore merr frymë tani, se do na detyrosh…”, shoferi i dehur nuk i bindet policit

Greqia nuk i njeh pavarësinë, Kotzias vizitë në Kosovë

Greqia nuk i njeh pavarësinë, Kotzias vizitë në Kosovë

“E dëbuat, nuk i besuat atij dhe tani e vranë”, rrëfimi pikëllues i avokatit të Majollarit në Suedi

“E dëbuat, nuk i besuat atij dhe tani e vranë”, rrëfimi pikëllues i avokatit të Majollarit në Suedi

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com