Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën ballkanike të Partisë Socialiste Evropiane sot në Tiranë.
Në prani të Presidentit të PES, kreu i qeverisë Rama u pyet nga për akuzat e kryedemokratit Basha se kishte uzurpuar shtetin dhe në lidhje me seancën e sotme gjyqësore të 23 të arrestuarve pas protestës së dhunshme në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit.
Por, Rama është mjeshtër për të dalë nga situata dhe u shpreh se : “Nuk flas për opozitën kur jam me njerëz që kuptojnë vetëm anglisht”,
“Nuk i përgjigjem opozitës. Ka qenë dhe mbetet zgjidhja që duhet e do t’i japim atyre që janë subjekt i sistemit të pagesës dhe patjetër që do vlejë, un as kur flas anglisht as kur jam me ata që kuptojnë vetëm anglisht, nuk flas për opozitën e vendit.
Jemi shumë të fokusuar tek momenti i çeljes së negociatave, por nuk harrojmë se ky proces i përafrimit të mëtejshme me BE ka dhe një anë tjetër të medaljes që BE të mbajë fjalën dhe të lejojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Jam i sigurt që presidenti i PES, do të shtonte me qëndrimin e tij publik një element të rëndësishëm,” tha Rama.
Mediat greke kanë shkruan se ngadalësimi i negociatave?
Vetëm komentin që kam pasur të drejtë i vizitorit të shquar që tha se janë rtë mirë në këtë vend por prodhojnë më shumë histori seç tresin.
Komisioni i Tahirit, mos ishte për të tërhequr vëmendjen?
Kur unë flas anglisht dhe jam me miq që kuptojnë anglisht, nuk merrem me opozitën e vendit tim.
Pyetje për Stanishev: Integrimin e vendet të Ballkanit në BE?
Pa dashur të ndërhyjë në punët e brendshme, dua të ndaj pikëpamjet e mia kur këto lidhen me integrimin. Në Ballkan marrëdhëniet janë shumë emocionale. Kur bëhet fjalë përparësitë evropiane të vendit gjithmonë gjendet një rrugë duhet gjetur një pikë e përbashkët. Opozita gjithmonë qeverinë në pikat e dobëta, por duhet të ketë një kufi.