Atentat me armë zjarri i është bërë mëngjesin e sotëm për çështje pronësie shtetasit Fatmir Cenaj në fshatin Rehovë, Skrapar. Cenaj ka qenë ish-kryeplak i fshati, i cili ka mbetur i plagosur dhe është sjellë me urgjencë drejt kryeqytetit.
Njoftimi i policisë
Rehovë, Skrapar
Plagos me armë zjarri për motive pronësie ish kryetarin e fshatit, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes.
Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.
Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.