Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Duka: UEFA nuk na detyron dot të dënojmë Skënderbeun, gjykata…

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Duka: UEFA nuk na detyron dot të dënojmë Skënderbeun, gjykata…

Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit i cili fitoi mandatin e katërt pak kohë më parë është rikthyer të flasë për dy çështjet më të nxehta të momentit në futbollin shqiptar. Dënimin e Skënderbeut nga UEFA me 10 vite pezullim dhe 1 milionë euro gjobë, por edhe për jehonën që mori vendimi i gjykatës për të mos regjistruar rezultatin e zgjedhjeve të 7 shkurtit.

Duka ka sqaruar se ky vendim nuk hedh poshtë zgjedhjet, por thjeshtë duhet të plotësojmë disa dokumente shtesë të cilat po bëhen gati, ndërsa për dënimin e Skënderbeut ai e la në dorë të klubit dhe UEFA-s, e u shpreh se për korçarët nuk do të ketë më dënim në kampionatin shqiptar.

Në një intervistë për Top Channel, presidenti Armand Duka flet për gjithçka po ndodh. “Na kanë kërkuar disa dokumente shtesë, që ne po i bëjmë gati. Nuk ka asgjë kaq të madhe sa është bërë, e sigurisht nuk do të ketë asnjë ndryshim”, tha Armand Duka.

Pavarësisht regjistrimit në gjykatë apo ankimimit të rivalit të tij, presidenti Duka kujton edhe njëherë vlerësimin që iu bë këtij procesi zgjedhor nga organizmat europianë dhe botërorë, si UEFA dhe FIFA.

“UEFA dhe FIFA kanë pasur një vlerësim maksimal për këto zgjedhje, menjëherë pas përfundimit të tyre. Madje, edhe bashkëpunimi i tyre vazhdon. Brenda këtij viti do të vijë në Tiranë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino për të parë projektet tona”, tha më tej Duka.

Lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit ka qenë dënimi i Skënderbeut me 10 vite pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, si dhe një milion euro gjobë, penalizimi maksimal që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s.

“Më vjen keq. Ky është një lajm i rëndë për klubin dhe vet futbollin vendas. Nëse këto janë të faktuara, atëherë drejtësia të bëjë punën e saj, ndërkohë që nëse jo, klubi duhet të gjejë rrugën për t’u mbrojtur”, deklaroi Duka.

Gjithsesi, edhe nëse vendimi i UEFA-s për të dënuar Skënderbeun do të mbetet në fuqi, ai nuk do të ketë asnjë efekt në kampionatin vendas.

“Ne e kemi marrë njëherë vendimin për ta dënuar Skënderbeun. Vendimi i UEFA-s nuk na detyron neve që ta dënojmë sërish”, u shpreh Armand Duka.

Ndërkohë, sa i përket kampionatit vendas, presidenti Armand Duka ka kërkuar më tepër bashkëpunim nga kubet, duke mos ushtruar kaq shumë presion për çdo vendim të gjyqtarëve, gabim ose jo. Sipas tij, vendimet e tyre nuk kanë ndikuar aspak në klasifikimin aktual.

Në përfundim të intervistës, Duka nuk lë pa prekur edhe problematikën e Kombëtares, ku mungojnë lojtarët dhe aktivizimi i tyre nëpër klube është minimal.

“Më vjen keq, por ky është një moment shumë i vështirë për futbollin tonë. Unë mendoj se, më mirë të luajnë lojtarët që aktivizohen, edhe pse luajnë në kategori më të ulëta, sesa lojtarët që luajnë në kampionate të mëdha, por nuk aktivizohen”, deklaroi kreu i FSHF-së.

Tags: DënojmëdetyronDukaGjykataSkënderbeunuefa

TË LIDHURA

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave
Sport

Stadiumi ‘Bernabeu’, minierë ari për Realin e Madridit, do t’i sigurojë 1/3 e të ardhurave

22:07 | 25/12/2025
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Kryemadhi: Rebelohemi për të hequr dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve

Kryemadhi: Rebelohemi për të hequr dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve

Allegri: Nuk luajmë për hakmarrje, kam besim tek Dybala

Allegri: Nuk luajmë për hakmarrje, kam besim tek Dybala

(Video) Zbulohet ‘arkitekti’ i mosbindjes civile të Bashës dhe Kryemadhit

(Video) Zbulohet ‘arkitekti’ i mosbindjes civile të Bashës dhe Kryemadhit







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com