Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Një grua në krye të SHÇBA-së, zbardhet urdhri i ministrit Xhafaj

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Një grua në krye të SHÇBA-së, zbardhet urdhri i ministrit Xhafaj

Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Urdhri i Ministrit të Brendshëm për emërimin mban datën 29 Mars 2018. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Që prej Tetorit të vitit 2017, Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar Trimi është diplomuar në Akademinë e Policisë, si dhe për Drejtësi.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.Kush është Anila Trimi 

Anila Trimi, mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), që nga 29 marsi 2018.

Përpara se të merrte këtë detyrë, nga Shtatori 2017 znj.Trimi mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshme në Ministrisë së Brendshme.

Maj 2015 deri në Shtator 2017 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Antitrafikut dhe Azilit në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë periudhës Qershor 2006 – Maj 2015 ajo ka punuar në Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit.

Ajo ka marrë pjesë në hetime të përbashkëta me autoritetet e zbatimit të ligjit të Gjermanisë, Zvicrës, Italisë,  Mbretërisë së Bashkuar, vendeve të Beneluksit dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit në Europë.

Znj. Trimi ka mbajtur leksione në rolin e trajnuesit në Akademinë e Policisë, Tiranë, për procedurat hetimore të trafikimit të qenieve njerëzore, identifikimin e viktimave të trafikimit, teknikat e intervistimit, mbrojtjen e viktimave etj. Ajo ka punuar për hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit, për identifikimin, referimin dhe asistencën e viktimave të trafikimit si dhe planeve të veprimit për luftën ndaj këtij fenomeni.

Në periudhën Qershor 2001 – Qershor 2006, znj. Trimi ka punuar në Sektorin për Mbrojtjen e Fëmijëve, në Policinë e Shtetit. Gjatë kësaj kohe, ajo është caktuar gjithashtu për të trajnuar punonjësit e policisë në shërbim të mbrojtjes së fëmijëve dhe në lidhje me hetimet e rasteve të abuzimit të fëmijëve.

Në vitet 2000-2001 ajo ka rishikuar dhe hartuar draft ligjet dhe aktet nënligjore për policinë e Shtetit në bashkëpunim me Misionin e Asistencës Evropiane të Policisë në Shqipëri si pjesë e Grupi të Menaxhimit të Projekteve, në Ministrinë e Brendshme,

Nga Shtator 1996 deri në Qershor 2001, znj.Trimi ishte pjesë e strukturës së analizës në Drejtorinë e Mbrojtjes së Personaliteteve, në Gardën e Republikës.

Znj.Trimi ka mbaruar Akademinë e Policisë. Më pas është diplomuar në Fakultetin Juridik në Tiranë. Ajo ndjekur studimet pasuniversitare në “Drejtim dhe Menaxhimin e Policisë”, Universiteti i Leicester, Mbretëria e Bashkuar. Studimet për Master “Krimi Global, Drejtësia dhe Siguria” i ka kryer në Universitetin e Edinburgut, Skoci. Është certifikuar gjithashtu nga “Programi Ndërkombëtar i Drejtuesve”, Akademia Ndërkombëtare, Bramshill, Mbretëria e Bashkuar; dhe  “Akademia Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit”, Budapest, Hungari;

Gjatë shërbimit në strukturat e rendit ka kryer një sërë kursesh kualifikimi, si: Programi i përbashkët i Policisë së Shtetit Shqiptar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM); Përgatitja e Reagimit të Bashkërenduar të Komunitetit ndaj Dhunës në Familje; Program i posaçëm për “Të Drejtat e Fëmijëve dhe Trajtimi i tyre nga Agjencitë e Zbatimit të Ligjit”, i administruar nga UNICEF;

Program i Posaçëm “Analiza e Informacionit kriminal në Polici”, nga Policia e Kent, Mbretëria e Bashkuar; Program i Posaçëm: ” Policimi në Demokraci”, Mbretëria e Bashkuar etj.

Znj. Trimi flet rrjedhshëm gjuhën angleze, italiane dhe gjermane.

Kush është sekretari i Pergjithshem i Xhafajt 

dritan

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar z.Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.

Dritan Palnikaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme më datë 29 mars 2018.

Më herët ka mbajtur detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Ka punuar Avokat, përfaqësues i institucionit në Gjykatë si dhe inspektor jurist pranë AKKP. Është njohës i së drejtës civile.

Ai është diplomuar në vitin 2009 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Ka përfunduar Masterin Shkencor për “Legjislacion dhe institucionet europiane“, pranë Institutit te Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës. Aktualisht po ndjek studimet doktorale.

Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore dhe ka botuar disa punë kërkimore.

Ka zhvilluar një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit. Gjatë vitit 2016 ka kryer një trajnim në ‘Harvard Kennedy School of Law’ në Boston, SHBA, si dhe është trajnuar nga qendra prestigjoze europiane ‘‘CCL Centre’ në Bruksel, Belgjikë.

Në vitin 2015 është përzgjedhur fitues në programin ‘Lead Albania Fellow’ dhe ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit, më pas ka vijuar punë si pjesë e kabinetit të Kryeministrit.

Dritan Palnikaj ka lindur më datë 25 Tetor 1985, është i martuar dhe ka 1 fëmijë.

Tags: gruaministritSHÇBAurdhriXhafajZbardhet

TË LIDHURA

Urdhri i prerë i Ramës ra në vesh të shurdhët, ja kush nga PS e injoroi
Politikë

Urdhri i prerë i Ramës ra në vesh të shurdhët, ja kush nga PS e injoroi

16:39 | 17/07/2025
I pari në rajon dhe i dyti në Evropë, ministri Manja inspekton punimet e Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve
Aktualitet

I pari në rajon dhe i dyti në Evropë, ministri Manja inspekton punimet e Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve

16:37 | 17/07/2025
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit

15:54 | 17/07/2025
Next Post
Rriten tensionet, Kosova: Ekipi i televizionit serb nuk kishin dokumente

Rriten tensionet, Kosova: Ekipi i televizionit serb nuk kishin dokumente

Lihet pas hekurave biznesmeni Adrian Xhillari, akuzat që rëndojnë mbi të

Lihet pas hekurave biznesmeni Adrian Xhillari, akuzat që rëndojnë mbi të

Shkodër/Big Market ndihmon familjet e përmbytura

Shkodër/Big Market ndihmon familjet e përmbytura

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Urdhri i prerë i Ramës ra në vesh të shurdhët, ja kush nga PS e injoroi
Politikë

Urdhri i prerë i Ramës ra në vesh të shurdhët, ja kush nga PS e injoroi

by mirseda
16:39 | 17/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë kryebashkiakëve në vend që të ndërmarrin një reformim të...

I pari në rajon dhe i dyti në Evropë, ministri Manja inspekton punimet e Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve

I pari në rajon dhe i dyti në Evropë, ministri Manja inspekton punimet e Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve

16:37 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit

15:54 | 17/07/2025
Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

15:33 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com