Kreu i Shërbimit Informativ Shtetërorë Helidon Bendo ka raportuar për rreth 3-orë në komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Mësohet se kreu i SHISH është pyetur në lidhje me një raport sekret për 124 drejtues të lartë policie, të dyshuar si të inkriminuar.
Burimet bëjnë me dije se Bendo, nuk ka mohuar ekzistencën e një raporti të tillë, por nga ana tjetër as nuk e ka pohuar.
Në lidhje me kokainën e kapur në Durrës dhe lidhjet e politikanëve, kreu i SHISH Helidon Bendo është shprehur se lufta me narkotikët është një proces që vijon.
Po ashtu, Bendo është pyetur edhe për influencat ruse në Shqipëri, një debat që ka përfshirë kohët e fundit edhe vendin tonë.
Nga ana e tij, mësohet se Bendo të ketë mohuar të ketë influenca ruse, por se ka tendenca të tilla.