Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Japonia e gatshme të mbështesë Inspektoratin Qendror për reformën e inspektimeve në Shqipëri

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Japonia e gatshme të mbështesë Inspektoratin Qendror për reformën e inspektimeve në Shqipëri

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari zhvilloi një vizitë 5 ditore në Japoni për tu takuar homologun e tij dhe përfaqësues të qeverisë japoneze lidhur me Sigurinë Ushqimore dhe reformën e inspektimeve në Shqipëri.

Në këtë vizitë inspektori i Përgjithshëm, Hajdari u takua me kryeinspektorin për Sigurinë Ushqimore të Japonisë, Akei Minami, si dhe me shef i Laboratorit të Ushqimit në Karantinën e Tokios, Akatsuki Hirao.

Ndërkohë, inspektori i Përgjithshëm, Hajdari, gjatë paraqitjes së projekteve konkrete shpalosi prioritetet e punës dhe nevojat për mbështetje, veçanërisht me sjelljen e ekspertëve për trajnimin e Inspektorëve Shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, si dhe zgjidhjeve më të fundit teknologjike nga Industria Japoneze.

Japonia si shembulli më i mirë për trajtimin tejet të kujdesshëm të masave për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve, me sjelljen e ekspertëve të saj, ka çfarë eksperience dhe njohurie të transmetojë për Inspektoratin Qendror dhe Inspektoratet Shtetërore dhe ato të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë.Njoftimi i plotë nga Inspektoratit Qendror

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror, z. Shkëlqim Hajdari pati nderin të vizitoj nga datat 17 – 22 Mars Institucionet homologe për Shëndetësinë dhe Sigurinë Ushqimore të shtetit të Japonisë. Në vijim të takimeve të zhvilluara gjatë muajve Korrik – Tetor 2017 me Ambasadorin e parë rezident të shtetit të Japonisë në Shqipëri, Z. Makoto ITO, me mbështetjen e tij dhe të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Japoni Z. Gjergj Teneqexhiu, Inspektori i Përgjithshëm u ftua të vizitoj Institucionet homologe në Japoni.

Kryeinspektori për Sigurinë Ushqimore Z. Akei Minami, si dhe Z. Akatsuki Hirao, shef i Laboratorit të Ushqimit në Karantinën e Tokios, theksuan se inspektimet kryhen vetëm duke u bazuar në për llogaritjen e riskut, përmes teknikave e mjeteve digjitale. Për rastet e konstatimit të shkeljeve, masat e zbatuara kishin të bënin me sekuestrimin e të gjithë produkteve dhe shkatërrimin, asgjësimin e tyre. Nga ana e mikpritësve u shpjeguan dhe u prezantuan procedurat dhe rregullat e marrjes së kampionëve dhe verifikimit të tyre në laboratorët e specializuara, për të gjitha produktet ushqimore që hynë në Japoni. E veçanta e këtij procesi ishte se, kampionet u merren produkteve që në vendin e origjinës, pra në nisje nga vendi ku merren (importohen). Japonia kishte Laboratorë të specializuara në të gjitha pikat kufitare të hyrje/daljes së produkteve ushqimore në Japoni dhe vetëm pas marrjes së miratimit të Laboratorëve, autoritetet e kufirit lejonin hyrjen e produkteve ushqimore për konsum në Japoni.Në takimin me Profesorin Wataru Iizuka, në Ministrinë e Shëndetësisë, u prezantuan proceset dhe procedurat e kryerjes së inspektimeve, bazuar në analizën e riskut me dokumente të standardizuara, dhe me mjete e sisteme elektronike, digjitale dhe, çfarë ishte më e rëndësishmja, të gjitha rezultatet e inspektimit shoqëroheshin me analizat e kryera.

Nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm pasi u trajtuan përpjekjet e puna për standardizimin dhe unifikimin e inspektimeve online, përmes sistemit elektronik “e-Inspektimi”, u trajtuan edhe projektet konkrete, fushat me interes të bashkëpunimit, fusha në të cilat Japonia është shembulli më i mirë në botë. Inspektori i Përgjithshëm e informoi Profesorin Iizuka me punën për reformimin e sistemit të inspektimeve, nga pikëpamja strukturore dhe metodologjike. Inspektimet në Shqipëri, theksoi Inspektori i Përgjithshëm, do të kryhen vetëm online, në ndihmë të biznesit dhe ky do të jetë edhe thelbi i reformimit të inspektimeve.

Në takimin prezantues me Z. Takuya Ishimaru, shef për prezantimin e brandit Panasonic, u prezantua puna kërkimore shkencore dhe zhvillimet më të fundit teknologjike, të cilat konsistojnë në përdorimin e teknologjisë më të lartë në mbështetje të analizës së riskut, kryerjes së analizave shkencore dhe realizimin online të inspektimeve. Inspektori i Përgjithshëm gjatë prezantimit dhe takimit me ekspertë të kompanisë Panasonic. shprehu bindjen se industria Japoneze e pajisjeve elektronike & aplikacioneve software do të ishte një shembull avant-garde për t’u marrë në konsideratë për kryerjen e inspektimeve.

Inspektori i Përgjithshëm gjatë paraqitjes së projekteve konkrete shpalosi prioritetet e punës dhe nevojat për mbështetje, veçanërisht me sjelljen e ekspertëve për trainimin e Inspektorëve Shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, si dhe zgjidhjeve më të fundit teknologjike nga Industria Japoneze.

Mësimi i praktikave më të mira dhe rregullave të zbatuara për mbrojtjen e mjedisit, biodiversitetin, ekosistemin dhe menaxhimin e mbetjeve do të jenë në fokusin e përpjekjeve për tërheqjen e ndihmës dhe mbështetjes së Agjencisë JICA. Japonia si shembulli më i mirë për trajtimin tejet të kujdesshëm të masave për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve, me sjelljen e ekspertëve të saj, ka çfarë eksperience dhe njohurie të transmetojë për Inspektoratin Qendror dhe Inspektoratet Shtetërore dhe ato të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria e Japonisë do të studiojë projektet e paraqitura dhe do të shikojë mundësinë dhe mbështetjes përmes Agjencisë së Ndihmës dhe Zhvillimit Ndërkombëtar Japonez – JICA për projektet e përmirësimit dhe fuqizimit të sistemit elektronik të inspektimeve online, si dhe sjelljen e ekspertëve më të mirë për fushat me interes të ndërsjellët.

Tags: e gatshmee inspektimeveInspektoratinjaponiambështesëqendrorReformënshqiperi

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
Faktet/Pronat, pasuritë dhe vilat luksoze; Jeta e një “kursimtari” si Alket Hyseni

Faktet/Pronat, pasuritë dhe vilat luksoze; Jeta e një “kursimtari” si Alket Hyseni

Ondrej Duda i shpëton jetën ish-mbrojtësit të Liverpool (Video)

Ondrej Duda i shpëton jetën ish-mbrojtësit të Liverpool (Video)

Indonezia ndërton bibliotekën më të lartë në botë

Indonezia ndërton bibliotekën më të lartë në botë

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com