Rastësi apo neglizhencë nga ana e Panuccit? Pak ditë më parë njëri nga mesfushorët që trajneri i kombëtares kuqezi vendosi të mos grumbullonte, shënoi tre gola mjaft të bukur në harkun e tre ditëve. Ishte Astrit Ajdareviç, i cili gjeti tre herë rrugën e rrjetës në dy ndeshje me ekipin e tij AEK.
Ndërsa tani i është përgjigjur edhe mesfushori Valon Ahmedi, i cili luan me Maribor në Slloveni. Ekipi i Mariborit ka fituar me përmbysje ndeshjen miqësore ndaj Sturmit, me rezultatin 1-2.
Klubi austriak kaloi i pari në avantazh, ndërsa Valon Ahmedi ka barazuar me një supergol nga goditja e dënimit. Bohar shënoi edhe golin e dytë për Mariborin, për të përmbysur gjithçka brenda pjesës së parë.