Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Greqia shuplakë Serbisë: Kosova “pronë” e BE-së

8 vjet ago
in Të Gjitha
Greqia shuplakë Serbisë: Kosova “pronë” e BE-së

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një sfidë e politikës në tërësi. Bashkimi Evropian ka  përcaktuar përmbushjen e disa kushteve, ndërsa si më kryesorja është çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka patur tensione në Kuvendin e Kosovës, ndërsa është hedhur  gaz lotsjellës  për të penguar votimin. Ndërkohë Komisioneri për Punë të Brendshme në Bashkimin Evropian, Dimitris Avramopoulos është shprehur optimist për liberalizimin e vizave,  ndërsa e pret me padurim një hap të tillë. Duhet theksuar se shteti i Serbisë nuk e shikon me sy të mirë lëvizjen e qytetarëve, por problem mbetet edhe qasja e politikës kosovare, e cila është ende e ndarë.

Ministri i punëve të Brendshme të BE-së, vjen nga radhët e Greqisë, e cila  ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Qasja e zgjerimit te BE-së  me vendet e Ballkanit, duket se është një  zgjerim që nuk shihet me sy të mirë nga shteti i Serbisë.

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në Bruksel ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Punë të Brendshme të Bashkimit Evropian (BE), Dimitris Avramopoulos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga MPJ thuhet se gjatë këtij takimi Avramopoulos ka thënë se, “Po presim lajme të mira që të hapim dyert për liberalizimin e vizave për Kosovën. Do të isha njeriu më i lumtur nëse do vendosja nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

MPJ bën të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar situata në Parlamentin e Kosovës.

“Jeni në një mjedis miqësor dhe ju e dini disponimin tim për Kosovën. Kosova është në qendër të Ballkanit dhe ne nuk duam një riballkanizim të rajonit, por duam që Kosova të jetë flamur i integrimit evropian”, ka thënë Avramopoulos.

“Luftoni dukuritë negative, korrupsionin, elementet që stigmatizojnë negativisht vendin tuaj, dhe mezi pres të hap dyert e mundësive në institucionet evropiane, ndonëse situata nuk është më e mira”, ka thënë më tej komisioneri Avramopoulos. Ndërsa ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, nga ana e tij tha se “pas tre vitesh bllokimi, Kosova pritet ta votojë demarkacionin me Malin e Zi”.

“Do të doja t’ju ftoja ta festonim lajmin së bashku me të rinjtë e vendit tim. Kushtet e BE-së për Kosovën nuk janë për interesin tuaj, por për të mirën tonë dhe unë jam mbështetës i madh i integrimit evropian. Si vende të vogla ne nuk mund të mbijetojmë në botën e sotme”, ka thënë ministri Pacolli.

Kujtojmë se marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, së bashku me luftën kundër korrupsionit, janë kushte për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Tags: beGreqiakosovaproneserbiseshuplake

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Detaje/Prokuroria ngrihet në këmbë; Ja dokumentet që “fundosin” Llallën

Detaje/Prokuroria ngrihet në këmbë; Ja dokumentet që “fundosin” Llallën

“Rusi 2018”/Conte “armiku”, ja yjet që rrezikojnë të mbesin në shtëpi

“Rusi 2018”/Conte “armiku”, ja yjet që rrezikojnë të mbesin në shtëpi

Daçiç: Dialogu me Kosovën, pasi të zbardhet vrasja. Të mos besojnë në përralla për…

Daçiç: Putin dhe Trump të takohen në Beograd, jemi shtet neutral







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë
Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

by mirseda
19:59 | 04/12/2025
0

Muho Asllani njihet si një ndër bashkëpunëtorët e diktatorit Enver Hoxha, si anëtar i Byrosë Politike dhe...

Berisha për takimet e Salianjit: PD është parti e hapur, kritikat bëhen brenda forumeve

Berisha për takimet e Salianjit: PD është parti e hapur, kritikat bëhen brenda forumeve

19:57 | 04/12/2025
Durrës: Ndërron jetë 15-vjeçari i goditur me thikë pas sherrit për një koment në rrjete sociale

Durrës: Ndërron jetë 15-vjeçari i goditur me thikë pas sherrit për një koment në rrjete sociale

19:54 | 04/12/2025
Rama: Mbi 96 mijë pensionistë e kanë tërhequr tashmë bonusin

Rama: Mbi 96 mijë pensionistë e kanë tërhequr tashmë bonusin

19:31 | 04/12/2025
Berisha nga Mirdita: Kjo është foltorja e jetës sime!

Berisha nga Mirdita: Kjo është foltorja e jetës sime!

18:40 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com