“FMN është shumë e qartë kur thotë të ndalen koncesionet. Por qeveria e shndërruar në bisht të oligarkëve nuk i ndalon koncesionet edhe kur ja thotë prerë FMN-së”, shkruhet në postimin në Facebookun e kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Deputeti thekson se qeveria nuk pyet për direktivat e FMN-së dhe as për mijëra biznese që mbyllen e mijëra njerëz, që mbeten pa bukë.
Vasili thotë se shqiptaret janë pa drejtim, ndërkohë që sipas tij oligarkët dhe qeveria trashen dhe vegjëlia thahet.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Qeveria behet njesh me oligarket dhe del hapur kunder FMN.
FMN eshte shume e qarte kur thote te ndalen koncesionet.
Por qeveria e shnderruar ne bisht te oligarkeve nuk i ndalon koncesionet edhe kur ja thote prere FMN.
FMN eshte perseri e qarte në lidhje me përfshirjen në TVSH të bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë, FMN këshillon se “administrata do të shpërqendrohet, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha dhe ka rrezik të ulen të ardhurat, ndaj nuk ishim dakord që në fillim”.
Qeveria e bere njesh me oligarket me te cilet ka bere gati koncesionin per mbledhjen e TVSH as qe pyet as per FMN dhe as per mijera bisnese qe mbyllen e mijera njerez, qe mbeten pa buke.
Oligarket dhe qeveria trashen dhe vegjelia thahet.
Shqiptaret jane pa drejtim.