Kryeministri Edi Rama i jep një mesazh të qartë për vendet e BE, ndërsa theksoi se fantazmat e së shkuarës nuk do të cenojnë të ardhmen. Kreu i qeverisë s tha se Shqipëria meriton çeljen e negociatave me BE.
Deklarata e Ramës u bë në Bruksel, atje ku po mbahet takimi “miqtë e Shqipërisë” . Kryeministri tha se ajo që është arritur deri tani është një arritje e madhe dhe nuk duhet zhvlerësuar.
“Ky është një moment mjaft thelbësor për ne, që është në prag të publikimit të raportit. Ne mendojmë që aty meritojmë plotësisht çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Jam i sigurt për shumë nga njerëzit në këtë sallë, që e njohin historinë tonë e të gjitha përpjekjet që janë bërë nga vendi, nuk është e vështirë që të kuptohet se pse është me kaq rëndësi që të hyjmë në faze të re. Për disa është me rëndësi që disa përpjekje dhe nëpërmjet vështirësive që kem kaluar, për të mbërritur në këtë moment. Nga fjala e presidentit do i referoheshim asaj që merret e mirëqene që ka të bëjë me situatën aktuale në Ballkan. Qysh prej 2014-ës kemi bashkëpunuar për të sjellë rajonin në një nivel tjetër bashkëpunimi. Është një rajon ku jo për arsye që janë të thella, kemi kaluar konflikte, luftëra dhe është një rajon që ka besime fetare dhe etnish. Ne dhe askush tjetër në këtë ndërtesë tjetër apo në këtë qytet, nuk duhet të harrojmë që ajo që është arritur është një arritje e madhe dhe duhet të përforcohet që e ardhmja nuk do të na kthejë fantazmat e së shkuarës
Evropa është një fe në rajonin tonë. Mund të dukemi naiv dhe të pa duruar. Por e dimë mirë se çfarë do të thotë lufta. Vijmë nga një udhëtim i gjatë edhe si vend. Kemi arritur deri këtu me shumë mund dhe nuk do të kemi kthim pas. E shkuara jonë nuk është aspak bujare. Por ndërtimi i një demokracie funksionale është mjaft i brishtë. Procesi i demokratizimit të vendit është një proces shumë më i rëndësishëm se ai i integrimit në BE.
Reforma jonë në drejtësi është reale. E bëmë sepse besojmë se pikë së pari na duhet një sistem drejtësie i mirëfilltë i drejtë funksional.
Krimi etnik shqiptar. Kjo nuk tregon realitetin ashtu si është. Te thuash që shqiptarët po marrin frenat e veprimtarisë së krimit në Evropë është një budallallëk,” deklaroi Rama.