Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tronditet Evropa, po vjen fundi i “Shengenit”

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Tronditet Evropa, po vjen fundi i “Shengenit”

 

Fund i Shengenit? Horst Seehofer, ministri i ri i Punëve të Brendshme në Gjermani me idetë e tij ka nxitur debate të shumta. Ai kërkon tani kontrolle të vazhdueshme kufitare për sa kohë kufijtë e jashtëm të BE janë të pasigurtë.

Nga Richard Fuchs

Ministri i ri i Brendshëm dhe i Atdheut, Horst Seehofer (CSU) ka gati një javë që sapo ka marrë detyrën, por brenda kësaj jave ai me sa duket do të marrë për vete debatin publik në Gjermani.

Dhe me sa duket ia ka dalë. Pas një interviste që ndezi debatin për islamin në Gjermani, ai shton tani edhe një ide tjetër në një intervistë tjetër për “Ëelt am Sonntag”. “Kontrollet e brendshme kufitare duhet të vazhdojnë për aq kohë, sa BE nuk arrin të mbrojë e kontrollojë me efektivitet kufijtë e jashtëm të saj.” Sipas Seehofer “nuk shoh për një kohë të caktuar, që ajo do t’ia dalë kësaj”.

Pa Shengen pa Evropë

Me sulmin kundër lirisë së udhëtimit në Evropë, Seehofer tregon se ka nuhatje të mirë për momentin. Debati për refugjatët i filluar që në vitin 2015, sulmet terroriste të Parisit, Brukselit, Berlinit kanë dhënë efektin e tyre -pra që sot kemi vetëm një “hapësirë Shengen të formës së lehtë“. Duke iu referuar terrorit Suedia, Danimarka, Austria e Gjermania justifikuan rivendosjen e kontrolleve kufitare. Komisioni i BE e miratoi, por me shtojcën që ato të mos marrin karakter të përhershëm.

Nga viti 1995 marrëveshja e Shengenit garanton lirinë e lëvizjes mes 26 vendeve, mes tyre 22 vende të BE dhe jo anëtarëve si Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lichtenshtajni. Heqja e kufijve të brendshëm duhej të zëvendësohej nga kontrolli i rreptë i kufijve të jashtëm.

Komisioneri i BE për punët e brendshme, Dimitri Avrampopulos nuk u lodh së përsërituri se “nëse vdes Shengen, vdes Europa”. Bullgaria që mban presidencën e radhës kërkon që nga maji të reduktohen kontrollet e përkohshme kufitare. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva u shpreh se kufijtë e zonës Shengen duhet të jenë të hapur, që ekonomia të mos dëmtohet.

Zgjedhjet në Bavari dhe idetë e Seehoferit

Për Seehofer kjo nuk ka shumë rëndësi. Ai madje foli për median gjermane për zgjerim të ndjeshëm të kontrolleve kufitare. Nëse Seehofer del e kërkon i vetëm zgjerimin e kontrolleve kufitare Komisioni Europian mund të reagojë duke e parë veprimin gjerman si shkelje të marrëveshjes.

Një rirregullim i marrëveshjes kërkon miratimin e të gjithave vendeve anëtare. Por Seehofer rrezikon grindje jo vetëm me BE, por edhe brenda koalicionit me CDU e SPD. Marrëveshja e koalicionit e nënshkruar edhe nga Seehofer përmban edhe fjalinë: “Ne jemi të një ujdie lidhur me refuzimin ndaj proteksionizmit, izolacionizmit dhe nacionalizmit. Kemi nevojë për më shumë e jo më pak bashkëpunim në botë.”

Shumë vetë në rrjetet sociale shprehen se Horst Seehofer ndjek me debatin për kontrollet kufitare qëllime të tjera.

Duke pasur parasysh zgjedhjet e landit në Bavari, ai mund të dëshirojë të nxjerrë në pararojë CSU-n si forca nxitëse e sigurisë dhe ruajtjes së kufijve. Nga kampi i majtë ai duhet të dëgjojë kritika, se ai synon të rifitojë votuesit konservatorë që kanë shkuar tek partia populiste e djathtë, AfD/DW.

Tags: ‘PO’evropafundishengenittronditetvjen

TË LIDHURA

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime
Bota

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime

14:25 | 24/10/2025
Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?
Bota

Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?

13:29 | 24/10/2025
Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh
Bota

Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane:Le të shohim pas gjashtë muajsh

10:46 | 24/10/2025
Next Post
Athina propozon, Shkupi vendos. Lista e emrave për Maqedoninë

Athina propozon, Shkupi vendos. Lista e emrave për Maqedoninë

Raiola me tone të ashpra: Italia ta shpif, akoma me Buffon

Raiola me tone të ashpra: Italia ta shpif, akoma me Buffon

Krimi makabër/ Vrau kushëririn në sy të djalit, lihet në burg autori

Krimi makabër/ Vrau kushëririn në sy të djalit, lihet në burg autori







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime
Bota

Takimi me Trump u anulua, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special për bisedime

by mirseda
14:25 | 24/10/2025
0

Mediat britanike raportojnë se Kirill Dmitriev ndodhet në Uashington për bisedime ‘zyrtare’ vetëm, disa ditë pasi presidenti...

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?

Cilët janë donatorët që do të paguajnë sallën e ballove të Trump?

13:29 | 24/10/2025
Tom Doshi poston foton: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! Nuk frikësohem

Tom Doshi poston foton: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës! Nuk frikësohem

13:26 | 24/10/2025
“Më lironi!”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

“Më lironi!”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-minitrit Lefter Koka

13:23 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com