Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëria tregon muskujt, “bllokon” produktet e SHBA-ve

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria tregon muskujt, “bllokon” produktet e SHBA-ve

Shqipëria nuk qëndron pas kur vjen puna tek disa sektorë, pasi disa kompani me eksportet tyre, kanë krijuar potenciale ekonomike dhe rrjedhimisht kanë kontribuuar në ekonominë e vendit. Duket se importet e mallrave janë pakësuar nga Amerika, ndërsa tergohet rritje me disa vende të tjera. 

Sektori i ekonomik i një vendi ka për qëllim nxitjen e prodhimit dhe sigurimin e tregut për atë që prodhon.  Gjithashtu performaca ekonomike varet edhe nga indikatorë  si  importet dhe eksportet e mallrave, të cilët janë si busull orientimi për të përcaktuar fuqinë ekonomike të një vendi.

Shqipëria edhe pse  ka një ekonomi e vogël, ka arritur të eksportojë produkte në vendet e tjera duke treguar se disa sektorë  kontribuojnë për GDP-në në nivele pozitive. Eksportet janë rritur  në muajt e parë të këtij viti. Sipas INSTAT, shitjet totale të kompanive shqiptare jashtë vendit janë rritur me 21.6% me bazë vjetore për periudhën janar-shkurt. Rritja është kryesuar nga tekstilet e këpucët dhe materialet e ndërtimit dhe metalet.Në Shkurt 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 24 mld lekë, duke u rritur me 18,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 1,2 %, në krahasim me Janar 2018. Importet e mallrave në Shkurt 2018 arritën vlerën 46 mld lekë, duke u rritur me 4,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 2,1 %, në krahasim me Janar 2018. Deficiti tregtar i këtij muaji është 22 mld lekë, duke u ulur me 8,2 %, krahasuar me Shkurt 2017 dhe duke u rritur me 3,0 %, në krahasim me Janar 2018.

Rritja e eksporteve ne 2 muajt e fundit

 Në dy muajt e parë të vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 47 mld lekë, duke u rritur me 21,5 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 91 mld lekë, duke u rritur me 14,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 43 mld lekë, duke u rritur me 7,6 %, krahasuar me 2017.

Në dy muajt e parë të vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 47 mld lekë, duke u rritur me 21,5 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 91 mld lekë, duke u rritur me 14,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 43 mld lekë, duke u rritur me 7,6 %, krahasuar me 2017.Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Rritja vjetore e eksporteve prej 18,7 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +4,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,5 pikë përqindje. Asnjë grup nuk ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve.

Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 21,5 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +8,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +6,3 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,9 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve: Rritja vjetore e importeve prej 4,1 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,0 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,6 me pikë përqindje.

 Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,9 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje.

Importet dhe eksportet

Si dymujor, importet janë rritur me 14,5 %, krahasuar me dymujorin 2017. Të gjitha grupet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, ku grupe që kanë ndikuar më tepër në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,1 pikë përqindje, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +2,6 pikë përqindje. Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere Në muajin Shkurt 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2017 janë: Italia me (9,2 %), Spanja me (138,2 %) dhe Gjermania me (25,9 %).

 Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me (-16,1 %), Maqedonia me (-29,8 %) dhe Serbia me (-1,5 %). Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (7,7 %), Spanja me (126,8 %) dhe Kosova me (7,4 %).Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Rumania me (-3,8 %), Franca me (-22,4 %) dhe Hungaria me (-15,5 %). Në muajin Shkurt 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Shkurt 2017 janë: Italia me (5,9 %), Greqia me (14,8 %) dhe Franca me (77,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Turqia me (-2,0 %), Kina me (-4,0 %) dhe Gjermania me (-10,9 %).Ulen importet me SHBA-të

Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (10,0 %), Greqia me (26,6 %) dhe Turqia me (16,7 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Shtetet e Bashkuara me (-4,8 %), Korea e Jugut me (- 52,8 %) dhe Vietnam me (-5,7 %).

Eksportet Importet Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,9 %, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 79,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (37,3 %), Greqia (7,0 %), Gjermania (6,4 %) dhe China (6,1 %).Shkëmbimet tregtare, për dymujorin 2018, me vendet e BE zënë 67,5 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shkurt 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 60,7 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (36,4 %), Greqia (7,0 %), Kina (6,4 %) dhe Gjermania (6,3 %).  TIRANA TODAY

Tags: bllokonmuskujtproduktetshqiperiashqiptaretregon

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
Tmerrohen australianët, stuhia përhapi sëmundjen vdekjeprurëse

Tmerrohen australianët, stuhia përhapi sëmundjen vdekjeprurëse

Superkompjuteri parashikon gjysmëfinalet e Championsit, ka surpriza

Superkompjuteri parashikon gjysmëfinalet e Championsit, ka surpriza

Ndikimi rus/Putin fitoi zgjedhjet, Maqedonia “gëlon” në festë

Ndikimi rus/Putin fitoi zgjedhjet, Maqedonia “gëlon” në festë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin
Rajoni

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

by mirseda
22:25 | 23/02/2026
0

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak...

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com