Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ligji i fishkëllimës/Si po dhunohen femrat nga ngacmimet në rrugë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ligji i fishkëllimës/Si po dhunohen femrat nga ngacmimet në rrugë

Nga Marsi Simo/Një vajzë apo grua që ecën rrugës ndihet jo pak herë e bezdisur, por edhe e dhunuar verbalisht nga fishkëllimat, fjalët banale apo ngacmime të ndryshme. Nuk ka rëndësi nëse është herët në mëngjes apo kur bie mbrëmja, sepse ata të cilët mendojnë se kanë të drejtën të ngacmojnë një vajzë, do ekzistojnë gjithmonë. Edhe nëse një vajzë vesh pantallona, fustan, fund apo minifund sërish do mbijë dikush që do fishkëllejë.

Në janar të këtij viti u hap një ekspozitë në Molenbeek, Bruksel, i cili shfaqi veshje të ndryshme që kishin viktimat në momentin kur u përdhunuan. Përmes 18 veshjeve të shfaqura gjendej një bluzë fëmije. “Janë veshje krejtësisht normale! Janë veshje të njerëzve normalë, madje është edhe bluza e një fëmije me një shkrim “My Little Pony”, thotë Lieshbeth Kennes, një prej organizatoreve të ekspozitës.Nëse duam të shfajësojmë abuzuesit besoj se këto ngjarje do vijojnë të ndodhin kudo dhe kurdo. 

Madje shpesh dëgjohet se vajzat që vishen provokuese duke nxjerrë në pah pjesë të trupit të tyre e meritojnë çdo fishkëllim apo më tepër. Në këtë arsyetim nuk mund të mbështeten mendje të logjikshme, por vetëm ato perverse dhe fatkeqe. Nuk mund të kthehet legjitime një sjellje patriarkale, masikilste dhe seksiste.

Sipas një studimi në vitin 2016, nga ActionAid  u vu re se nga të dhënat rezultoi se 79% e grave që jetonin në qytetet e Indisë, 86% në Tailand, dhe 89% në Brazil kanë qenë pjesë e ngacmimeve në publik si dhe 75% e grave në London, UK. Madje këtyre shifrave mund t’i  shtonim edhe një pjesë të atyre vajzave dhe grave të cilat nuk e raportojnë ngacmimin në rrugë si problem sepse mund t’ju duket normale që  të ndodhen në një situatë të tillë apo kanë turp ta raportojnë.

Në Shqipëri nuk kemi asnjë studim të tillë qoftë edhe të përafërt për të kuptuar sa negative është si fenomen, por sigurisht që nuk jemi të verbër, pasi histori ngacmimi kemi parë dhe dëgjuar shumë. Në një diskutim në rrjetet sociale disa vajza shprehen kështu në lidhje me këtë temë:

“Çdo herë kur mbaroj punën dhe nisem për në shtëpi ndodh që të më ndalojnë vetura te këmbët dhe më ngacmojnë.  Ndodh dhe të më ndjekin pas deri tek pallati. Por… ndodh edhe kur dal me dy fëmijët e mi të kem ngacmime të ndryshme.”

“Unë nuk di t’i numëroj rastet e ngacmimit në rrugë. Nuk di tju them ngacmojnë më shumë djemtë e rinj apo burrat. Dikur edhe ndaloja tek tuk dhe i qortoja, por më ktheheshin më keq a thua ishte e drejta e atyre fjala.”“Mbaj mend kur isha e vogël po kthehesha nga shkolla dhe një i moshuar mu vu nga mbrapa. Nuk e di çfarë fliste, por ika me vrap nga frika.”

Në Francë,  Ministria e  Barazisë Gjinore Marlene Schiappa, po diskuton për një ligj të ri që mund të gjobitë burrat që bëjnë komente me zë të lartë apo që i ndjekin ato ose bllokojnë rrugën e tyre, ku mund të gjobiten me më shumë se 400 dollarë.

Në Belgjikë ekziston ky ligj që në vitin 2014. Madje  në vitin 2016 një rast i cili u bë shumë i përfolur ishte kur një burrë ofendoi një police e cila e kishte ndaluar atë për shkelje të rregullave të trafikut. Burri në fjalë i cili mori 1000€ gjobë, hodhi komente seksiste për uniformen duke i thënë që do t’i shkonin më shumë rroba të tjera”.

Me siguri shumë persona janë të mendimit që në vendin tonë ka gjëra më të rëndësishme sesa fishkëllimat e djemve apo vendosja e një ligji kundër ngacmimit në publik. Por a e kuptoni dot se siguria në rrugë dhe integriteti i njeriut është baza e jetës?!

Tags: fishkëllimësligjingacmimetrruge

TË LIDHURA

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta
Aktualitet

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim
Aktualitet

Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim

22:13 | 22/05/2025
E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij
Aktualitet

E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij

22:11 | 22/05/2025
Next Post
Aktori i dërgon mesazh deputetëve: Mallkuar ata që po falin tokën e Kosovës

Aktori i dërgon mesazh deputetëve: Mallkuar ata që po falin tokën e Kosovës

Lufta në det/Greqia kërcënon Turqinë me artileri të rëndë

Lufta në det/Greqia kërcënon Turqinë me artileri të rëndë

Federer mposhtet nga Del Porte në një finale dramatike

Federer mposhtet nga Del Porte në një finale dramatike

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com