Një 66-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali, pasi është qëlluar me armë zjarri në kokë. Shqiptari i identifikuar si Mustafi Hasi 66 vjeç, është në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një fermë në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggi.
Pronari i fermës ku ndodhi ngjarja lajmëroi menjëherë policinë sapo dëgjoi të shtënat me armë dhe konstatoi shqiptarin e shtrirë përtokë. 66-vjeçari ndodhet i shtruar në spital dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni delikat.
Ndërkohë, policia italiane është duke hetuar mbi këtë rast dhe po merr në pyetje banorët e zonës ku ndodhi plagosja. Për momentin nuk ka ende asnjë pistë hetimi rreth shkaqeve të mundshme të kësaj ngjarje.