Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ligji i gjuhës shqipe, loja absurde e shqiptarëve në Maqedoni

7 vjet ago
in Të Gjitha
Diaspora maqedonase: Gjuha shqipe do të na shpërbëjë si shtet

Parlamenti i Maqedonisë nesër pritet të votoj Ligjin e gjuhëve, përmes të cilit theksohet se do të avancohet përdorimi i gjuhës shqipe.

Edhe pse, në këtë akt juridik askund nuk përmendet gjuha shqipe, por vetëm gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve, partia opozitare maqedonase VMRO-së, është shprehur se do ta luftoj anulimin e tij deri në fund.

Veprimtari i shquar shqiptar, Shpëtim Pollozhani thotë se, Gjuha shqipe (sipas të gjitha normave ndërkombëtare) duhet të jetë gjuhë zyrtare në të gjithë vendin.

“Ky është teksti origjinal i standardeve ndërkombëtare, që e demanton Kushtetutën unitariste të vendit, sipas së cilës sovraniteti i takon popullit maqedonas, 20 përqindëshit dhe të tjerëve. Sipas standardeve ndërkombëtare, një shtet që ka më shumë se 5% të një populli tjetër quhet shtet binacional ose multietnik.

Gjuha shqipe (sipas të gjitha normave ndërkombëtare) duhet të jetë gjuhë zyrtare në të gjithë vendin”, thekson Pollozhani.

Profesori i të drejtës evropiane, Muhamer Pajaziti thotë se, “përderisa Evropa e gjen pasurinë e saj tek shumëllojshmëria e trashëgimisë si edhe në zotësinë për të mbledhur në gjirin e saj shtete me gjuhë, kultura dhe tradita të ndryshme, Maqedonia e papërcaktuar dhe e ç’thurur në çdo pikëpamje të shtetëformësisë, ndjek trendet e diskriminimit dhe nacional-romantizmit të heshtur ballkanik”.

“Por çfarë bëjnë maqedonasit, ku është dallimi, a është e vështirë për të gjetur arsyet se pse Bashkimi Evropian ka nevojë për 24 gjuhë zyrtare, e Maqedonia nuk është në gjendje të zyrtarizojë gjuhën e popullit etnik i cili përbën mbi 25 për qind të popullsisë apo ma shumë. Arsyet nuk janë vështirë për tu gjetur, ato janë: “demokracia”, “transparenca” dhe e “drejta për të ditur”, të cilat mentaliteti maqedonas nuk dëshiron t’i pranojnë.

Rasti i Kosovës 

Përpos vendeve të Bashkimit Evropian ne kemi edhe raste tjera në rajon, ku edhe gjuhët e pakicave janë zyrtarizuar. Ligji i Gjuhëve i miratuar nga Parlamenti i Kosovës, gjuhën e komunitetin serb i cili përbën më pak se 5 për qind të popullsisë e ka përcaktuar si gjuhë zyrtare.

Për veç në nivelin qendror, ky ligj si gjuhë zyrtare i llogaritë edhe gjuhët e popujve të cilët përbëjnë më shumë se 3 për qind të popullsisë në komunat e shtetit të Kosovës, pra në nivelin lokal. Ky ligj parasheh edhe shumë beneficione për pakicat kombëtare në shtet, shkruan ina.

Janë shembuj dhe argumente para të cilave do të dorëzohet secili, por pse maqedonasit janë aq kokë fortë, çfarë u pengon gjuha shqipe, çfarë u pengojnë shqiptarët. Si do të sillet Evropa ndaj këtij paradoksi, a do ta pranoj këtë shtet shtypës të dhunshëm, me mentalitet të kalbur në BE. Përgjigjen besoje e din secili, por mundet edhe të çuditemi apo befasohemi.

Tags: Absurdei gjuhësligjilojamaqedonishqipeshqiptarëve

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Rama: Basha i kapur me presh. PD-ja, përdori para të zeza (Video)

“Rama së shpejti do lirojë vrasësit serial nga burgu i Peqinit”

Sekuestrohen 22 mijë tableta kontrabandë në kufirin e Preshevës

Sekuestrohen 22 mijë tableta kontrabandë në kufirin e Preshevës

Roma vazhdon ëndrrën Champions, por jo falë Dzekos (Video)

Roma vazhdon ëndrrën Champions, por jo falë Dzekos (Video)

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…
Aktualitet

Pamje me dron, IKMT shemb ndërtesën 2 katëshe në Theth. Aksioni vijon…

by mirseda
18:58 | 09/07/2025
0

Thethi është në qendër të vëmendjes ditët e fundit, kësaj radhe jo për turizmin dhe bukuritë natyre,...

Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

Masakroi ish-të dashurën shtatzënë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

18:47 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Jennifer Lopez shkëlqen në skenë me stilin e saj magjepsës

Jennifer Lopez shkëlqen në skenë me stilin e saj magjepsës

17:57 | 09/07/2025
SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh

SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh

17:54 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com