Si nis java e dytë e muajit mars për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një çështje të rëndësishme? Prisni një ofertë pune? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar se si do shkojë java juaj. Parashikimi (12/03/18 – 18/03/18)
DASHI
Duke u përgatitur për hapin e radhës i dashur Dash, këtë javë do të ofrojmë harmoninë në brendësisë për të cilën keni kaq shumë nevojë. Dielli qëndron në Peshqit, dhe nga ky pozicion ju dërgon në mënyrë të kundërt ndikimin e tij pozitiv. Janë ditët që do të arrini të përjetoni mendimet më të thella të dëshirave tuaja që janë fshehur mirë brenda jush. Keni arritur të shkoni kundër natyrës që ju bën ndonjëherë vërtetë edhe të ngurtë, kështu që mund të gjeni një tjetër anë, më shpirtërore dhe më të plotë. Këtë javë vazhdoni të numëroni sa më saktë që të jetë e mundur që të kaloni në të ardhmen dhe Hëna e Re e së shtunes ju bën thirrje që të përgatiteni për lëvizjet tuaja në ditët në vazhdim, edhe nëse kaloni në fshehtësi. Në të njëjtën ditë, një periudhë më sfiduese fillon kur udhëheqësi yt Marsi shkon përballë shenjës suaj, duke sjellë një nevojë më të fortë për të vërtetuar vlerën tuaj dhe për të kapërcyer situatat që do të lindin.
Ana sentimentale:
Tek ndjenjat ka humor të mirë dhe qejf. Marsi do të ndodhet tek Shigjetari deri të shtunën kështu që do t’ju tërheqë larg nga shqetësimet dhe vështirësitë ku do të merreni me situata më të lehta. Sigurohuni që të ndiqni rrjedhën që krijon vendosja planetare dhe pjesën tjetër lërjani fatit në dorë.Veçanërisht ju që jeni vetëm, ditët në vazhdim janë të përshtatshme për njohje të reja, por mbi të gjitha për të bërë një fillim të ri. Hëna e re tek Peshqit ju ofron kushte për vendosjen e bazave të reja në jetën personale. Klima në gjërat personale është më intensive, sidomos nëse keni lindur në dhjetë ditët e para që Afërdita në shenjën tuaj ndikon negativisht nga Saturni, duke treguar se gjërat nuk lëvizin siç dëshironi.
Ana financiare dhe karriera:
Me Mërkurin në shenjën tuaj, ju duhet vetëm të përfitoni nga kjo javë për t’u marrë me çështje të “nxehta”. Ju keni pasion në komunikimin tuaj dhe ju do të arrini të bindni edhe më skeptikët. Mendimi juaj karakterizohet në një mënyrë të strukturuar, e cila ndihmon për nxjerrjen e planeve për të ardhmen. Silluni në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme dhe gjithçka do të shkojë mirë. Financat tuaja mund të favorizohen shumë nga një aktivitet tregtar, qoftë i drejtpërdrejtë ose i tërthortë . Ju dilni të triumfuar ekonomisht përmes të tjerëve, megjithatë pozicioni i ri i Marsit nxit në mënyrë të drejtpërdrejtë karrierën tuaj, dhe paralajmëron për fërkime me shefin ose punëdhënësin tuaj dhe kjo do t’ju shqetësojë.
DEMI
Ju përmbushni qëllimet tuaja me shokët tuaj përkrah. I dashur Dem, je dinamik këtë jave dhe është e dukshme që do të krijoni dhumë lidhje dhe kontakte. Mund të krijosh njohje të reja, aq kohë sa Afërdita të ndodhet tek Dashi.
Keni shkëlqim, bukuri dhe passion, gjëra që nuk i fshihni dot. Mund t’i shfrytëzoni në mënyrë personale dhe profesionale. Me Hënen e Re tek Peshqit të shtunën mund të mirëprisni një fillim të ri në jetën tuaj. Lëvizni në mënyrë të përkryer për të arritur në destinacion. Kjo është shumë e dobishme, pasi ju mund të shikoni qëllimet tuaja teksa disa miq të afërt ju përkrahin. Përveç kësaj, Hëna e re të shtunën, ju fton të vendosni qëllime të reja pa hezituar nga pengesat. Në të njëjtën ditë, Marsi kalon në një pozicion në favor të shenjës suaj dhe keni më shumë dëshirë dhe optimizëm për të ardhmen dhe horizonte të reja, por bëni kujdes në ato që merrni përsipër.
Ana sentimentale:
Në ndjenjat tuaja mirë do të ishte të zbusni tensionin e brendshëm dhe të shmangni grindjet. Je në një gjendje që kërkon shkak për shtypjen e presionit që ndjen. Me Mërkurin që ndodhet tek Dashi, fjalët që nxjerr nga goja janë të ashpra duke rrezikuar të lëndoni personin e dashur. Zgjidhni të flisni në mënyrë të drejtpërdrejtë për çfarë ju shqetëson dhe për të treguar më shumë mirëkuptim. Kështu dhe t’i do të ndihesh më mirë dhe lidhja juaj nuk do të tronditet. Afërdita, sundimtarja juaj, nga shenja e mëparshme merr një këndvështrim të vështirë nga Saturni, kështu që disa persona mund të zhgënjehen dhe imazhi juaj mund të prishet.
Ana financiare dhe karriera:
Vendosja e planetit, do të krijojë rrëmujë dhe tension në vendin e punës, pasi Zeusi vazhdon rrugëtimin e tij nga Akrepi. Zhvillimet që doni do të vijnë pas përpjekjeve dhe lodhjes, prandaj ju nxirrni në sipërfaqe dinamizëm dhe kokëfortësi. Me financat tuaja duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të bëni më pak shpenzime të kota. Me Mërkurin tek Dashi, ju keni një tendencë për të shpenzuar pa u menduar, prandaj duhet të frenohesh. Financat tuaja janë në lëvizje, prandaj duhet të tregoheni më të qëndrueshëm në profesionin tuaj dhe sidomos në programin e punës, duke mos neglizhuar shëndetin tuaj. E marta është e shkëlqyer për të treguar preferencat.
BINJAKËT
Ju mund të përmirësoni imazhin që të tjerët kanë për ju. Binjak i dashur, kjo javë ju jep mundësinë për të rivendosur korrektësinë e situatave dhe për të vendosur gjithçka që është në anarki. Me Mërkurin tek Dashi, bëhesh realist, i drejtpërdrejtë dhe i sigurt. Është mirë të përfitoni nga kjo prirje duke kontrolluar ndjenjat tuaja dhe duke mos i lënë ato të tërheqin në situata të paarsyeshme. Me Hënën e re tek Peshqit në 17 Mars ju jepet mundësia për të bërë një ëndërr, realitet. Këtë javë ju jeni përqendruar më shumë në atë që duhet të bëni, por gjërat po shkojnë shumë mirë, sidomos në mes të javës që keni fatin në anën tuaj për sipërmarrjet tuaja, por kini kujdes që mos të përfshiheni duke e tepruar.
Ana sentimentale:
Nëse doni të mbani qetësi në jetën tuaj emocionale, ju duhet të ulni pak zërin, sepse Mërkuri tek Dashi, jep tension në komunikim. Nga ana tjetër, ju ndihmon të vendosni gjërat në vendin e tyre, nëse kjo kërkohet në marrëdhënien tuaj. Nëse jeni vetëm përsëri atëherë është e sigurtë se fjala “pasiguri” nuk do të ekzistojë në fjalorin tuaj. Është një vetëbesim i tillë që të mos shkoni pa u vënë re tek pala tjetër. Deri të premten, vazhdojnë ngacmimet me personin që ju intereson. Domethënë gjithë javën. Por në fundjavë do të takoni miqtë dhe miqtë në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm, por ka edhe një këndvështrim të gjërë.
Ana financiare dhe karriera:
Hëna e re tek Peshqit në fund të javës shënon një fazë kalimtare në jetën tuaj profesionale.Tani është momenti për të lëvizur telat duke drejtuar gjërat aty ku dëshiron. Nuk është ekzagjerim të thotë dikush se ende mund të realizosh një ëndërr të madhe. Nëse diçka e dëshiron shumë, mos e vononi, por bëjeni tani! Ekonomia ka një potencial për të përmirësuar nëpërmjet tregtimit fitimprurës ose shitjes. Hëna e re e të shtunës në shenjën tuaj të horoskopit, prek në mënyrë të drejtpërdrejt karrierën tuaj,veçanërisht nëse keni lindur në dhjetë ditët e para të shenjës suaj, duke hapur një faqe të re. Sektori juaj profesional ka mundësi, madje edhe në situata të vështira, dhe nga e shtuna, Marsi kalon tek Bricjapi, e cili për ju deklaron shpenzimet që ju nuk keni llogaritur ose borxhet do t’ju kërkohet të rregulloni.
GAFORRJA
Një aventurë po lulëzon. E dashur Gaforre, Hëna e re tek Peshqit të shtunën do të hedhë hije në çdo kohë të vështirë dhe do t’ju bëjë të harroni të këqijat. Një fillim i ri ju sjell më afër ëndrrës, duke ju bërë të ndiheni të plotë dhe thellësisht të kënaqur. Ajo që kërkoni më shumë duket se në një mënyrë do të arrijë të lulëzojë. Mundohuni të lejoni që situata të rrjedhë dhe të mos duket e dobishme ndaj njerëzve që ju rrethojnë për shkak të pasigurisë suaj. Kjo javë në fillimin e saj rrjedh në stade të njohura, ndërsa nga e shtuna, Marsi kalon përballë shenjës tuaj, duke sjellë një klimë më të elektrizuar në marrëdhëniet dhe partneritet, kështu që të tjerët do të kenë më shumë kërkesa sesa ju.
Ana sentimentale:
Jeta juaj emocionale është e ndikuar pozitivisht këtë javë, pasi Dielli ndodhet tek Peshqit, duke ju dhënë harmoni. Kjo gjendje e mirë, atëherë, do të ketë gjithashtu një ndikim pozitiv dhe në marredhenien tuaj. Problemet dhe mosmarrëveshjet nuk do të kenë fuqinë për të krijuar distanca apo goditje të rëndësishme në marrëdhënie. Në rast se je vetëm, trego pak durim, sepse ndalesa e Jupiterit mund të vonojë rezultatin e një njohje të re. Keni nevojë që gjërat të duken mirë nga jashtë, por emocionet tuaja nuk janë prioriteti juaj i parë dhe ndjeni pak distancë emocionale, mes jush dhe personit që ju intereson, prandaj duket sikur ai nuk lëkundet fare me Marsin përballë me shenjën tuaj.
Ana financiare dhe karriera:
Çështjet tuaja të biznesit mund të zgjidhen shumë mirë këtë javë. Me Mërkurin në Dash ju keni shumë dinamizëm, por ju duhet të balanconi në bisedat tuaja. Posedo me pasion, por mos i tërheq gjërat në skaje. Nëse ju prisni të ardhura nga aktivitete komerciale ose të dëshironi të bëni një blerje të volitshme, java do të jetë e duhura. Përfitoni nga mundësitë e të ardhurave që do ju praqiten të Mërkurën, ndaj mund të sistemoni më lehtë borxhet tuaja. Megjithatë, është e preferueshme që të shmangen konfliktet me persona prestigjozë.
LUANI
Lëvizjet financiare nga të persona të tretë ju favorizojnë! Luan i dashur, vendosja planetare ju ndihmon këtë javë për të nxjerrë nga vetja një person me më shumë kuptueshmëri dhe gatishmëri për të perceptuar realitetin ashtu siç është. Dielli do të jetë tek Peshqit këtë javë, kështu që ju do të jeni në gjendje të perceptojni njerëzit dhe situatat edhe për pak kohë.
Ndërgjegjësimi do të hapë horizontet tuaja dhe do t’ju ndihmojë të merrni vendime. Çfarëdo që t’ju shqetësojë, këtë javë do të gjeni zgjidhje. Kjo javë është më stabilizuese për ju dhe lëviz me një ritëm më të qetë, megjithëse keni shumë pyetje në lidhje me fytyrat dhe situatat, dhe sidomos të shtunën, ku Marsi shkon tek Bricjapi, një vend që përkthehet tek ju si një lodhje më shumë në jetën tuaj të përditshme, ndërkohë që është e pamundur që të ndiheni më të lehtë në lidhje me shëndetin.
Ana sentimentale:
Hëna e Re të shtunën kalnon nga Peshqit, ju lejon të mbyllni çështje të lëna përgjysëm dhe të filloni një fazë të re në jetën tuaj. Ky trend mund të ketë vetëm një ndikim në jetën tuaj emocionale. Çfarëdo që nuk ju kënaq, nuk ka më vend në jetën tuaj. Sidoqoftë, gjithçka ja vlen, kujdesuni që këtë javë të vendosni themele të forta dhe t’i jepni një shtysë për të shkuar më tej. Nëse ju i përkisni beqarëve së zodiakut, sigurohuni që mbani derën tuaj të hapur, sepse fytyra të reja vijnë në jetën tuaj. Me Afërditën tek Dashi, i cili është në anën e kundërt me Saturnin e rreptë, merrni parasysh nëse jeni përfundimisht në të njëjtën gjatësi vale. Në përgjithësi, keni mundësi për momente të këndshme, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetë ditët e para.
Ana financiare dhe karriera:
Në këtë javë do të ketë organizim intensiv, si dhe shumë kontakte. Partneritetet dhe ndërmarrjet e reja janë të favorizuara, prandaj sigurohuni që të vendosni në programin tuaj gjithçka që ju nevojitet për t’i dhënë atyre një shtytje. Afërdita në Dash, ju bën pak impulsivë në kontaktet tuaja me të tjerët, prandaj sigurohuni që të mbani ekuilibrin. Ky impulsivitet duhet të kontrollohet edhe tek financat. Lëvizni në mënyrë të mençur dhe metodike! Hëna e re tek Peshqit sjell një frymëmarrje të madhe për ju, veçanërisht nëse financat tuaja kanë qenë të trazuara. Gjithashtu, pozicioni i ri i Marsit lidhet drejtpërdrejt me biznesin tuaj, prandaj është e mundshme që në periudhën e ardhshme të ketë një klimë më të elektrizuar në mjedisin e punës.
VIRGJËRESHA
Duke parë marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, Virgjëreshë e nderuar, kjo javë do të jetë mjaft e mirë për shenjën tuaj, meqë sundimtari juaj, Hermesi, ka kaluar javën e kaluar tek Dashi, duke ju dhënë energji dhe vitalitet. Pra, ju keni gjithçka që ju nevojitet për të vepruar shpejt dhe në shënjestër. Programi juaj do të jetë i plotë dhe ju do t’ju kërkohet të sqaroni shumë gjëra që janë lënë në paqartësi. Ju nuk do ta bëni gjithsesi! Vetëm këtë mënyrë do të gjeni paqen tuaj. Kjo javë është mjaft e këndshme për ju, kryesisht falë lëvizjeve të të tjerëve dhe jeni në një kohë kur të tjerët kanë fjalën e parë në zhvillimet tuaja. Fillimi i javës ju sjell më afër të dashurve dhe i jep një nxitje planeve krijuese që po përgatisni. Ndërsa nga e Shtuna e më pas, Marsi, pas një periudhe të gjatë në një pozicion të kundërt me shenjën tuaj, shkon në një pozitë më të favorshme dhe ju shtyn në më shumë veprime, me më shumë energji.
Ana sentimentale:
Një Hënë e Re është gjithmonë një fillim i ri. Prandaj, një kapitull i ri hapet në fund të kësaj jave dhe pas një Hëne të re do të qëndrojnë tek Peshqit. Pra, vetë universi ju nxit të mbyllni çështjet e përgjysmuara me të kaluarën dhe të jeni të përkushtuar në të ardhmen, gati për të kuptuar pritjet që keni për të. Trendi është i njëjtë nëse jeni vetëm ose në një marrëdhënie. Diçka përfundon diçka fillon. Edhe në një angazhim serioz dashuria ka më shumë shanse se kurrë për të të marrë frymë. Afërdita tek Dashi ju bën më mirënjohës, e kombinuar me Marsin përballë jush, i cili ju falet për rritjen e dëshirës erotike, edhe nëse ka konflikte me personin e interesuar. Gjithashtu, Hëna e Re e së shtunës në marrëdhënien tuaj personale tregon se po bën një fillim të ri, sido që të përkthehet kjo për ju. Gjithashtu, pozicioni i ri i Marsit mund të bëjë presion mbi të dashurit tuaj ose fëmijët, nëse jeni prind dhe do t’ju kërkohet t’i mbështesni më shumë. Klima, megjithatë, në shtëpi dhe në familje është e këndshme.
Ana financiare dhe karriera:
Puna do të jetë mjaft kërkuese. Shumë detyrime ju presin, por mos nxitoni të shfryni që tani. Të ardhurat që do të fitoni në fund të ditës do t’ju kompensojnë edhe me faktin më sipër. Organizoni atë që është më urgjente, për të lënë rrugën e hapur për planet tuaja të ardhshme. Vëmendje e vogël është e nevojshme, në kontaktet tuaja me kolegët, sepse Afërdita tek Dashi do ju bëjë të humbisni durimin shumë lehtë. Sa i përket financave, ata janë të favorizuar nga transaksionet tregtare. Edhe nëse vuani me shpenzime që nuk i keni llogaritur, ju gjeni zgjidhje për shlyer borxhet dhe detyrimet. Mesi i javës është i dobishëm, sa i përket rregullimit të çështjeve të lëna përgjysëm lidhur me punën.
PESHORJA
Një ndryshim i këndshëm në jetën tuaj të përditshme. Shokë Peshore, sundimtari juaj Peshorja, është në shenjën e Dashit këtë javë dhe me siguri do të ndihet ndikimi i tij. Nga ky pozicion merrni dinamizëm dhe energji të pashtershme për të vënë në zbatim gjithçka keni në mendje. Bashkërendoni veprimet tuaja dhe ju do të arrini shumë. Megjithatë, ju do ndjeni impulsivitetin që mbart kjo shenjë. Pra, mos u ngutni dhe të kujdesuni në lidhje me vetkontrollin tuaj. Nga e Shtuna fillon një fazë e re, me Hënën e Re që po zhvendoset tek Peshqit. Gjatë kësaj jave ju mund të organizoni më lehtë çdo gjë që është në mes në një nivel praktik dhe të veproni si pengesë për jetën tuaj të përditshme. të Shtunën, Dashi shkon në një pozicion më presionues, duke sjellë disa probleme në shtëpi ose familje në të ardhmen e afërt, prandaj është e preferueshme të mos drejtohesh në nxitime dhe sjellje grindavece.
Ana sentimentale:
Në çështjet e ndjenjave tuaja do t’ju duhet pak vëmendje gjatë këtyre ditëve. Ju jeni mjaft spontan dhe impulsiv, dy karakteristika që tregojnë një kontroll relativ, por nëse ju shpëtojnë kjo mund të shkaktojë mosmarrëveshje dhe konflikte. Nëse ju jeni vetëm, është koha për të bërë “lojë” si vetëm ju dini! Afërdita përballë jush merr pozicionin e Saturnit dhe sjell situata më të kufizuara personale, veçanërisht nëse keni lindur në Shtator, ndërsa fundjava ju sjell më afër personit që ju intereson. Të Martën dhe të Mërkurën, megjithatë, mund të shihni planet tuaja krijuese të ecin përpara.
Ana financiare dhe karriera:
Bashkpunimet këtë javë duan vëmendje. Mendimi është i shpejtë, vendimet të drejtpërdrejta, por edhe fjalët mund të shprehen kaq shpejt saqë mund të bëjnë keq. Me profesionalizmin tuaj, ju mund të merrni manovra mes kamuflazheve dhe të ktheheni në “lojë”. Ekonomia juaj mund të zhvillohet mjaft pozitivisht, por sigurisht që duhet të kontrolloni të gjitha veprimet e pahijshme. Hëna e re e së Shtunës në fushën e profesionit ju tregon se gjërat po lëvizin në një drejtim më të mirë në punë, por mos harroni se lëvizjet e nxituara nuk mungojnë.
AKREPI
Më shumë buzëqeshje dhe momente të këndshme! Akrepi i dashur, kjo javë do të jetë mjaft kërkuese. Mund t’ju marrë më shumë energji për të parë zhvillimet që kërkoni. Jupiteri lëviz në retrospektivë në shenjën tuaj, e cila e çaktivizon favorin e tij, por kjo nuk nënkupton që do të keni zvogëluar pengesat. Disa udhëtime që duhet të bëni kanë nevojë për planifikim të mirë dhe vëmendje për të marrë maksimumin prej saj. Hëna e Re tek Peshqit të shtunën do t’ju japë një frymë të re dhe do të ndiheni se keni mbyllur derën tek një periudhë e cila nuk ka asgjë tjetër për t’ju ofruar. Nga kjo javë e dobishme për ju, edhe nëse ka situata të rënda që ju shtyjnë, ju gjeni një rrugëdalje dhe zgjidhje për atë që ju shqetëson. Në veçanti, Hëna e Re të shtunën ju ndihmon të shihni përparimin e punëve tuaja. Në të njëjtën ditë Marsi, udhëheqësi yt tradicional, shkon në një vend më miqësor për shenjën tuaj dhe ju nxjerr jashtë stanjacionit të sezonit të kaluar, pasi ju keni më shumë lëvizshmëri dhe oreks për veprim, por kujdes në atë që thoni, në pajisjet e komunikimit dhe lëvizjet tuaja tani e tutje!
Ana sentimentale:
Ndryshimet të ndjeshme priten. Këto varen nga gjendja në të cilën ndodheni. Çfarë do të thotë kjo? Një marrëdhënie që ka mbaruar tashmë dhe ju refuzoni ta pranoni, këtë javë do t’ju japë mundësi për të marrë vendime të rëndësishme. Nëse ende hezitoni të ndërmerni hapin tjetër në një marrëdhënie që me të vërtetë ja vlen dhe konsiderohet karmike, më në fund do të jeni në gjendje ta bëni atë. Nëse jeni vetëm, përgatituni për zhvillime të bukura që do të rikthejnë buzëqeshjen në buzët tuaja dhe rrahjet e zemrës. Afërdita tek Dashi bën jetën tuaj të përditshme më të këndshme, ndërsa e lartpërmendura Hëna e Re, gjithashtu tregon një mundësi të rëndësishme për çështjet emocionale ose çështje që lidhen me fëmijët, nëse jeni prind.
Ana financiare dhe karriera:
Jeta juaj profesionale pritet të jetë e kërkuar. Mërkuri tek Dashi do t’ju japë dinamizmin që ju nevojitet për të zgjidhur siç duhet diferencat tuaja. Vepro në mënyrë konservatore dhe pa frikë. Kjo javë ju thërret në veprim. Nuk është koha për të analizuar dhe ndërtuar teori. Ekonomikisht, ju mund të prisni të ardhura të konsiderueshme përmes shitjeve. Ju gjeni përkrahës në çastet e vështira dhe ngeleni pa para,por hiqni disa para mënjanë, sepse do t’ju duhen më vonë. Klima, megjithatë, për portofolin tuaj po përmirësohet.
SHIGJETARI
Shtëpia dhe familja juaj po ju mbajnë në vëprim. Miku im Shigjetar, Marsi është në shenjën tuaj këtë javë dhe saktësisht deri të Shtunën. Ky kombinim mund t’ju sjellë rezultate të rëndësishme për sa kohë që lëvizni siç duhet. Përmes veprimit të synuar do të jeni në gjendje të sillni rezultatet që dëshironi në një subjekt që duket se ju shqetëson shumë. Paralelisht, Hëna e Re po qëndron tek Peshqit po të njëjtën ditë, që ju ndihmon të afroheni me ëndrrat tuaja. Kjo javë është e rëndësishme pasi Marsi të Shtunën e lë shenjën tuaj dhe situata është e qetë, vështrimi juaj këtë javë është i kthyer drejt shtëpisë dhe familjes, Hëna e Re e së shtunës tek Peshqit ju sjell një ripërtëritje në këto aspekte, qëndroni larg ekzagjerimeve!
Ana sentimentale:
Këto ditë do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj sentimentale. Parashikimet thonë se tani është koha e duhur për të vendosur mbi evoluimin e marrëdhënies suaj. Vendosini gjërat dhe shikoni brenda asaj që kërkoni nga partneri juaj dhe çfarë prisni. Çfarëdo që ju vendosni, sigurohuni për të bërë zbatimin e menjëhershëm, sepse ajo do të zhbllokojë vetëm jetën tuaj personale. Edhe nëse jeni pa partner, ju duhet të merrni vendime. Ose të largoheni nga e kaluara, ose jetoni me peshën e saj. Të Martën dhe të Mërkurën mund të kontaktoni lehtë dhe t’i komunikoni idetë tuaja në mjedisin tuaj, ndërsa gjatë fundjavës keni mundësi për momente të këndshme me të dashurit tuaj. Por momentet e këndshme për ata që kanë lindur në dhjetë-ditëshin e parë nuk do të mungojnë.
Ana financiare dhe karriera:
Në punë këtë javë do ju sjellin aq shumë detyrime saqë që acarimi është i pashmangshëm. Megjithatë, me gjithçka që do të ndodhë, do të fitoni, sepse do të shihni se punët tuaja evoluojnë. Bëni lëvizjet tuaja dhe mos qëndroni prapa. Në financa është parashikuar një rritje e vogël e të ardhurave tuaja, e cila do të lehtësojë, të paktën përkohësisht, për të mbuluar borxhet. Në fillim të javës do të bëni lëvizje që lidhen me portofolin tuaj. Prej së shtunës, Marsi drejtohet tek financat tuaja, duke sjellë më shumë sesa keni planifikuar, prandaj duhet të jeni më të menaxhueshëm.
BRICJAPI
I dashur Bricjap, Marsi hyn në shenjën tuaj nga e diela e tutje që do të thotë se do të largohet nga një fazë më shpirtërore dhe e qetë për t’ju çuar në një periudhë të veprimit. Mësimet që keni mësuar dhe çfarë keni realizuar rreth vetes tani duhet ta shfrytëzoni në veprimin tuaj. Merrni vendime dhe lejoni vetes të ndiheni më lehtë dhe më të fortë. Hëna e re tek Peshqit të shtunën, tregon se një fazë e re fillon në të cilën ju do të jeni në gjendje të mbani ekuilibrat. Ata përreth jush kanë nevojë për ju. Kjo javë është shumë e rëndësishme për ju, siç është e shtuna kur Marsi kalon në shenjën tuaj dhe pas një periudhe qendrueshmërie, në mënyrë dramatike duke rritur nivelet e energjisë, edhe pse ju nuk mund të humbisni sfidat me të cilat do të përballeni, këtë herë loja është në duart tuaja. Megjithatë, këtë javë ju gjeni aleatë në përpjekjet tuaja. Në mënyrë të veçantë, e shtuna kur Hëna e Re është në një pozicion miqësor ndaj shenjës suaj ju jep një mundësi për kontakte, marrëveshje dhe diskutime.
Ana sentimentale:
Në jetën tuaj emocionale ju do të bëni mirë të lini pas ndonjë pasiguri që ju shqetëson dhe të flisni hapur me njerëzit tuaj. Marsi hyn në shenjën tuaj më 18, nuk do të keni gjithmonë qetësinë që ju nevojitet. Pra, tani zgjidhni atë që duhet, që të jeni të qetë dhe të ekuilibruar. Nëse je i vetëm, seksepili juaj nxitet dhe juve ju është dhënë mundësia për të bërë më të lehtë njohje të reja. Saturni në shenjën tuaj në një aspekt jo të pandërprerë me Afërditën, sjell konflikte dhe prishje për ata që kanë lindur në dhjetë ditët e para, por që tani mos u tundo në sjellje impulsive me Marsin në shenjën tuaj. Detyrimet profesionale do të jenë të mjaftueshme këtë javë dhe ju duhet të merreni me ta vazhdimisht nëse dëshironi të mbani kontrollin dhe balancimin në jetën tuaj profesionale.
Ana financiare dhe karriera:
Kontaktet e biznesit tuaj kanë nevojë për pak vëmendje, sepse Mërkuri nga Dashi krijon tensione Ai punoi i vetmuar dhe realizoi të gjitha përgjegjësitë që keni ndërmarrë. Deri në të mërkurën, ju jeni më shumë të shqetësuar me çështjet që lidhen me portofolin tuaj, ndërsa Jupiteri në një pozicion miqësor me shenjën tuaj vazhdon të sjellë lëvizshmëri, por kujdesuni si e trajtoni këtë fjalë.
UJORI
Dëgjoni nevojat tuaja më të thella dhe më thelbësore. Të dashur Ujorë, këtë javë mund të mbusheni me energji dhe dinamizëm për të bërë atë që keni ngulitur në mendjen tuaj. Pasiguritë e njohura zvogëlohen, pasi Mërkuri nga Dashi ju jep besimin që kërkoni. Gjëja më e rëndësishme është që ju të arrini të qëndroni poshtë dhe të shihni realitetin ashtu siç është. Rezultati? Vendimet e drejtpërdrejta dhe të drejta që do të merrni me programimin e duhur do të sjellin rezultatet që dëshironi. Përfitoni nga hapësira e Hënës së Re tek Peshqit për të bërë fillime të reja. Sidomos në aspektin e nevojave tuaja të brendshme, e Marta ju gjen më ektrovert në shumë gjëra të jashtme dhe ju mund të shihni punët tuaja teksa përparojnë dhe stabilizohen përmes përpjekjeve tuaja, ndërsa të shtunën, Marsi kalon në shenjën përpara jush, duke parathënë kështu që një periudhë ku ka një shfaqje të fortë dhe duhet të jeni të kujdesshëm.
Ana sentimentale:
Në çështjet sentimentale tuaja, fryn ajër i freskët që do të ripërtërijë humorin tuaj, por edhe atë të partnerit tuaj. Hëna e re tek Peshqit ju jep kuptueshmëri dhe instikt. Pra, ju jeni në gjendje të kuptoni nevojat e partnerit tuaj dhe të mos qëndroni në mënyrë kritike kundër tij. Nëse jeni pjesë e beqarëve, sigurohuni që të jeni pak më realist dhe të mos idealizoni personat dhe situatat. Në përgjithësi, ndjenjat tuaja lëvizin në një bazë më të këndshme nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, por për momentin, për beqarët tregojnë se është më intensive nevoja për takime. Por mesi i javës është pozitiv për ju, ndërsa gjatë fundjavës bëni udhëtime dhe kontakte, edhe pse pozicioni i ri i Marsi ju bën të ndiheni sikur nuk ju ndihmon mjaftueshëm.
Ana financiare dhe karriera:
Në punë do të ketë mundësi për t’i vënë planet tuaja një hap më tej. Por mos u ngut sepse Mërkuri nga Dashi ju bën impulsiv si në mendime edhe shprehje. Kjo ju jep përfitime të rëndësishme ekonomike. Një punë e re që mendoni se do të gjeni do të ketë kushtet e duhura, këto ditë pritet t’ju sjellë të ardhura të konsiderueshme. Ju bëni lëvizje të ngadalë dhe metodike, por lajmi më i rëndësishëm i javës është pozitiv dhe është në lidhje me portofolin tuaj, pasi Hëna e Re të shtunën ju sjell një bazë të mirë për të ardhurat tuaja, ndonëse vërehen shpenzime.
PESHQIT
Një mundësi e rëndësishme. I dashur Peshk, në qoftë se ju mendoni se jeni i lodhur nga standardet mbizotëruese në jetën tuaj dhe urgjentisht doni ndryshim, vendosja planetare i bën gjërat më të lehta dhe ju jep mundësinë për të bërë mendimet tuaja akt. Me Hënën e Re në shenjën tuaj më 17, ajo shënon fundin e një epoke. Një marrëdhënie, një partneritet, apo edhe vetë ju do të jeni në gjendje të ndryshoni dhe ndiqni shtigje të reja. Dielli mbetet në shenjën tuaj, gjithashtu duke ju dhënë asamblenë dhe vetë-mjaftueshmërinë e nevojshme. Kjo javë lëviz në një kontekst veçanërisht të dobishëm, i cili arrin kulmin me Hënë e Re të shtunën në shenjën tuaj të Horoskopit që ndikon edhe më shumë ata që kanë ditëlindje këto ditë, duke ju dhënë një mundësi të rëndësishme për atë që keni bërë, por që nga e Shtuna, Marsi, i cili prej kohësh ju ka lodhur dhe ju ka vënë nën presion, shkon në një pozicion më të dobishëm dhe ju motivon të realizoni qëllimet tuaja.
Ana sentimentale:
Në anën sentimetale, do të filloni të ndiheni shumë më mirë, pasi ju arrini të hiqni qafe të gjitha ato gjëra të këqija të së kaluarës që ju kanë bërë të zhyteni në mendime ngurruese. Me drejtësinë tënde mund të hapesh tek partneri yt. Vetëm sigurohuni që të balanconi jetën tuaj personale në lidhje me atë shoqërore. Presioni që ndieni në jetën e përditshme mund t’ju bëjë pak nervoz. Kontrolloni këtë prirje sepse pozicioni i ri i Marsit mund të jetë një reflektim në marrëdhëniet tuaja me personat e mjedisit tuaj shoqëror. Por në përgjithësi, të enjteve dhe të premteve jeni duke u përpjekur të afroheni me personin që ju intereson, por nëse keni lindur në fillim të Marsit, duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me iluzionet që keni.
Ana financiare dhe karriera:
Në fundjavë jeni më të shqetësuar për financat tuaja, por kjo nuk është pika juaj më e fortë për këtë javë. Në punë qëndroni të fokusuar në qëllimin tuaj dhe sigurohuni që të t’ja qartësoni këtë personave përreth jush. Çdo gjë që kërkoni, ju duhet ta sqaroni, veçanërisht brenda partneriteteve që janë duke u zhvilluar gjatë kësaj periudhe. Kolegët do të provojnë se jenë shumë të rëndësishëm këto ditë pasi ato do t’ju japin ndihmë katalitike në momentet tuaja më kritike. Ekonomikisht, gjërat do të bëhen më mirë së shpejti.