Në një fshat të Fierit është gjetur një kufomë e groposur, ndërsa dyshimet e para lidhen me pistën e një vrasjeje. Trupi i dekompozuar është gjetur i groposur në fshatin Daullas. Sipas informacioneve të para, dyshohet se personi është vrarë një vit më parë.
Ekspertë mjeko-ligjor kanë mbërritur menjëherë në vendin ku u gjet trupi i dekompozuar. Ndërkohë policia po punon intensivisht për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë.