Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skandal/Adriatik Llalla tregti me një vrasës. Çfarë fshihet pas ullishtës që shiti për 250 mijë euro

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Thellohet skandali me pronat i ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Një dokument zyrtar i cili publikohet për herë të parë nga “Alpenews.al” hedh dritë gjithnjë e më të plotë mbi mekanizmin e errët mbi të cilën është vënë pasuria e ish kreut të organit të akuzës shqiptare.

Sipas tij, Llalla figuron që të ketë blerë me çmimi krejt minimale, jashtë çdo logjike tregu prona të patundshme, duke i rivlerësuar më pas ato dhe duke i shitur me çmime disa fish më të larta se ajo fillestare. Çmime këto që më pas janë deklaruar si të ardhura të ligjshme, sipas një formule që ekspertët e antikrimit ekonomik e cilësojnë si tipike për një skemë të pastrimit të parave të pista që mund të kenë rrjedhur nga korrupsioni.

Muajin e kaluar sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson firmosi vendimi për ti ndaluar hyrjen në SHBA të z. Llalla, bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre më të mëdhenj me motivacionin për përfshirje në raste madhore korrupsioni gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Sot Alpenews.al botoi të plotë Kontratën e shitjes dhe certifikatën e vërtetimit të pronësisë së Adriatik Llallës mbi një ullishte me sipërfaqe 3 000 metra katrorë në periferinë e Tiranës në një zonë shumë të lakmuar.

Këtë pronë të patundshme ish Kryeprokurori i Republikës ia ka marrë një vrasësi për 1.5 milionë lekë ose me një çmim qesharak prej 500 lekësh për metër katrorë. Shitësi është Eduart Enver Dushku, 42 vjeç nga Sauku i Tiranës i arrestuar të enjten e kaluar më 1 mars 2018 gjatë operacionit policor me emrin e koduar “Përsëritësi”. Dushku sipas policisë është një person shume problematik dhe ne kartelën e tij figurojnë një liste e gjate akuzash te bëra nder vite si vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, dhune, shkatërrim prone, përdorim lendesh eksplozive, etj.

Por pa kaluar pak kohë ullishta prej 3 000 metër katrorë e marrë “për një copë bukë” nga Kryeprokurori i Shqipërisë është rishitur me një çmim 22.6 herë më të lartë, biznesmenit Ardian Beshiri, për 249 mijë euro.

Në këtë pasuri te patundshme Adriatik Llalla nuk kishte bere asnjë investim. Por çuditërisht ajo është shitur nga 1.5 milionë leke ne rreth 250 mije euro me një te rene te lapsit, a thua se aty ishte zbuluar ndonjë pus nafte apo minierë floriri.

Pyetjet qe lindin janë: Ku qëndron kleçka e një transaksioni te tille ku Kryeprokurori i Shqipërisë i ble një vrasësi token me 500 leke metri katror dhe e shet me pas me një çmim 22.6 here me te larte një biznesmeni. Kush është viktima, ndihmësi dhe përfituesi ne gjithë ketë histori dhe kush është roli i Adriatik Llallës në këtë skemë, mësohet se kjo gjë po hetohet ndërkohë dhe shume shpejt pritet të ketë konkluzione konkrete.

Ajo që e bën edhe me skandaloze ketë histori, është fakti se ky është transaksioni i pare i erret i deklaruar i Adriatik Llallës. Alpenews.al do të hedhë drite mbi shume të tjera si kjo ose me skandaloze se kjo. Për të zbuluar në fund, një skeme tepër te dyshimte në kufijtë e kriminales, qe e kane bere ish Prokurorin e Republikës, nga një rrogëtar i zakonshëm i shtetit, ne një miliarder./Alpenews.al/

Tags: 250 mijëAdriatik LlallaçfarëeurofshihetshitiSKANDALtregtiullishtësvrases

TË LIDHURA

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset
Aktualitet

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit
Aktualitet

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Next Post
Investigimi fundos PD-në; Basha i “kapur” nga rusët, i financuan lobimin në SHBA

Investigimi fundos PD-në; Basha i “kapur” nga rusët, i financuan lobimin në SHBA

Shpartallohet administrata e Ramës, 1/3 e të punësuarve të paligjshëm

Shpartallohet administrata e Ramës, 1/3 e të punësuarve të paligjshëm

Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Donte të vriste Ramën?! Berishës i duhen vënë prangat







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com