Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Italia në duart e rebelëve, kush është ish-kamarieri që do bëhet kryeministër

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Italia në duart e rebelëve, kush është ish-kamarieri që do bëhet kryeministër

Të dielën në Itali u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku forca politike që doli e para ishte “Lëvizja 5 Yjet” e drejtuar nga Luigi di Maio, një 32-vjeçar me një të shkuar jetësore të zakonshme, por me një të ardhme politike të pazakontë. Pra, me pak fjalë Luigi di Maio, ka kërkuar që të marrë në dorë udhëheqjen e vendit fqinj.“Sot ka nisur Republika e Tretë dhe do të jetë një Republikë e qytetarëve”,-deklaroi di Maio, duke theksuar se “Lëvizja e 5 Yjeve” është fituese absolute.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar se do të bisedojë me të gjithë aleatët për një qeveri të udhëhequr nga “Lëvizja e 5 Yjeve”.

Por, nga ana tjetër, ai që do të vedosë partia, “Liga e Veriut” apo “Lëvizja e 5 Yjeve”,që do të ketë të drejtë të formojë qeverinë e re, do të jetë presidenti Mattarella.

Por kush është Di Maio?

Luigi Di Maio ka lindur në Avellino me 6 korrik të vitit 1986.

Ai është një ndër politikanët e ri në Itali,  deputet i “Lëvizjes 5 Yje” dhe mban edhe detyrën e zëvendëspresidentit të Dhomës së Deputetëve. Ai ka dy vëllezër, dhe është më i madhi prej tyre.

Nëna e tij është një mësuese e  italishtes dhe latinishtes, ndërsa babai i tij është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, i aktivizuar dikur me forcat neofashiste.

Pas diplomës në liceun klasik ai është regjistruar në universitet, ku fillimisht zgjodhi inxhinierinë informatike, të cilët do ta braktiste më pas për jurisprudencën.

Që nga viti 2007, ai punoi si gazetar dhe publicist. Në vitin 2012 ka debutuar në kinema me dokumentarin “Tregtia” ku denoncohej situata e tregtarëve të vegjël.

Ka punuar pak kohë si kamarier e ndihmës në stadium, për të vijuar më pas si ëebmaster (mirëmbajtës uebi) e në fund me kandidimin për “Lëvizjen 5 Yjet” të drejtuar nga Beppe Grillo. Është beqar, pëlqen makinat (ka një Mini Cooper vintage) dhe e konsideron veten jo karizmatik dhe si të keq në futboll. Kur ishte i vogël, dëshira e tij ishte që të bëhej një oficer policie.

Jeta politike

Luigi Di Maio konsiderohet si pragmatist e institucional. Nga viti 2007 ai është pjesë e Lëvizjes 5 Yje. Në vitin 2010 kandidohet si këshilltar komunal po nuk arrin të fitojë.

Arrin të zgjidhet në vitin 2013 si deputet për këtë forcë politike e menjëherë më pas mandatohet edhe si zëvendëskryetar i Parlamentit, duke qenë më i riu në historinë e Italisë (26 vjeç) që mban një detyrë të tillë.

Në pak kohë ai bëhet një nga fytyrat më të njohura të Lëvizjes dhe arrin të bëhet anëtar i kryesisë së saj.

Në shtator të 2017 kandidohet në zgjedhjet paraprake për kreun politik të Lëvizjes 5 Yje ku votimet nga platforma elektronike e nxjerrin fitues me 82 % të votave.

“Lëvizja e Pesë Yjeve”

“Lëvizja e Pesë Yjeve”, një parti e orientuar majtas, e formuar si parti proteste para nëntë vitesh nga komediani Beppe Grillo dhe që sot drejtohet nga Luigi di Maio.

Kjo lëvizje ngrihet kundër elitës së vjetër politike dhe premton një politikë sociale.

Ajo është skeptike ndaj BE dhe kritike ndaj pranimit të refugjatëve në Itali.

Sipas Luigi di Maio, shtetet e tjera në Evropë duhet të dallojnë se rreziku i vërtetë vjen nga Le Pen dhe Alternativa për Gjermaninë.

Tags: bëhetduartështëish-kamarieriItaliakryeministerkushrebeleve

TË LIDHURA

Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.
Bota

Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.

18:11 | 28/02/2026
Plagosje në Lezhë/ I riu godet me thikë dy persona, arrestohet nga policia
Aktualitet

Plagosje në Lezhë/ I riu godet me thikë dy persona, arrestohet nga policia

17:58 | 28/02/2026
Sulmet ajrore në Hormozgan: 70 viktima, shumica të mitur
Bota

Sulmet ajrore në Hormozgan: 70 viktima, shumica të mitur

17:31 | 28/02/2026
Next Post
Këmbimi valutor/ Vazhdon zhvlerësimi i Euros kundrejt Lekut

Këmbimi valutor/ Vazhdon zhvlerësimi i Euros kundrejt Lekut

Video/Kate e dinte që do të martohej me William. Ia tha fallxhorja

Video/Kate e dinte që do të martohej me William. Ia tha fallxhorja

Favorizuan kanabisin, përjashtohen nga radhët e policisë 3 efektivë

Favorizuan kanabisin, përjashtohen nga radhët e policisë 3 efektivë







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD, militantët e presin me brohoritje
Politikë

Protesta e opozitës, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD, militantët e presin me brohoritje

by mirseda
18:15 | 28/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbërriti në selinë e Partisë Demokratike në orën 18:00 kur edhe...

Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.

Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.

18:11 | 28/02/2026
Plagosje në Lezhë/ I riu godet me thikë dy persona, arrestohet nga policia

Plagosje në Lezhë/ I riu godet me thikë dy persona, arrestohet nga policia

17:58 | 28/02/2026
Sulmet ajrore në Hormozgan: 70 viktima, shumica të mitur

Sulmet ajrore në Hormozgan: 70 viktima, shumica të mitur

17:31 | 28/02/2026
Droni iranian godet Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, disa punonjës të lënduar

Droni iranian godet Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, disa punonjës të lënduar

17:07 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com