Një punonjës policie në paraburgimin e Durrësit denoncon drejtorin e tij Qazim Hoxha se merr ryshfet dhe vë gjoba ndaj të burgosurve. Polici tregon skemën duke thënë se “Hoxha fut vetë bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij 10 celulare në burg dhe me pas bën kontrolle duke i kapur këto celularë dhe duke i përdorur kundra nesh si punonjës policie për të na dhënë masa disiplinore dhe për të na largu nga puna.”
Në denoncim thuhet se Qazim Hoxha është emëruar në këtë institucion nga Taulant Balla dhe Jur Cyrbja.
Polici e bën denoncimin te qytetari digjital i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Denoncuesi pretendon së çmimi për celular në burg ka shkuar 400-500 Euro.
Postimi i plotë i Sali Berishës
Drejtori i paraburgimit ne Durres, i emeruar nga Taulant Balla, ben kerdine ne ryshfete dhe gjoba!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb
“Z.Berisha une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie i paraburgimit Durres,te gjith si staf punonjesish se te policise se Paraburgimit ndodhemi ne presion te madh nga drejtori i Burgut Qazim Hoxha,i emeruar ne kete institucion nga Taulant Balla dhe Jur Cyrbja.Drejtori i Burgut Qazim Hoxha fut vete bashke me dy bashkpuntor te tije me 10 celulare ne burg dhe me pas ben kontrolle duke i kapur keto celulare dhe duke i perdorur kundra nesh si punonjes policie per te na dhene masa disiplinore dhe per te na largu nga puna,Z.Berisha je i vetmi qe kemi besim,ndodheni ne situate shum te rende te terrorizuar,kemi femij per te rritur shume punonjes jane me kredi.po behet nje maskarade ne kete institucion,ky Drejtor po ben cte jete e mundur te na largoje nga puna si e si qe te kete zone te lire ne dhe te mos jete i shqetesuar ne futjen e droges dhe celularve ne burg… ka shkuar 400-500 Euro futja e nje celulari ne burg,dhe kjo behet nga drejtori ! Punonjesi Policise H.G”