Qytetarët kanë reaguar me komente të shumta në “Facebook”-un, e kryeministrit Rama, për kapjen e sasisë prej 613 kg kokainë në Durrës. Ndjekësit e Ramës nuk kanë lënë pa e komentuar qëndrimin kryeministrit, i cili tha se operacioni u bë i gjithi nga policia jonë pa sinjalizim nga te huajt. Një nga qytetarët, i shkruan se ishte DEA ajo që i detyroi ndaj u kap. Rama ka një përgjigje për të, ja çfarë i thotë:
REPLIKA Kujtojmë se dje, pas aksionit, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se suksesi u arrit falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja.
Ndërsa kryeministri Rama në statusin e tij tha se “ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet evropiane”.
Ajo që binte në sy në këto dy deklarata ishte fakti i përfshirjes ose jo i partnerëve të huaj në këtë superaksion.
Ministria e Brendshme sqaroi: “Ministri Xhafaj e ka thënë me partneret, por partneret janë njoftuar pasi është kryer goditja nga Policia. Pra nuk ka sinjalizim te agjencive partnere për ngarkesën, por janë njoftuar ata nga Policia shqiptare për vijimin e hetimeve pasi u kap droga. Dhe ne këtë kontekst ministri shkroi “ne bashkëpunim me agjencitë vendase e te huaja”.